Thënie

September 28, 2019 | 8:00

THËNIE / Njeriu

Mahatma Gandhi – lideri shpirtëror dhe politik i Indisë, frymëzim botëror i lirisë.

Jeta dhe vepra e Mahatma Gandit është kthyer në mit. Popullariteti i tij është një fenomen mbarëbotëror. Zhvillimi i tij në lider shiprtëror dhe politik të pavarësisë së Indisë ishte një proces. Kjo e bëri atë më njerëzor dhe interesant. Teoritë e Gandit janë bindëse, ato janë pa kontadikta prandaj edhe sot moderne, thotë studiuesi amerikan i veprës së Gandit, Michael Nagler.

“Ai kishte guximin për të shkuar në drejtimin e kundërt të trendit e kohës. Ai arriti të rizbulojë një urtësi të lënë në harresë për një kohë të gjatë dhe atë ta paketojë në atë mënyrë që ajo të mund të përdoret edhe në kohët tona moderne. Kjo urtësi ishte e kuptueshme për të gjithë. Kështu ai bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Më saktë, se mospërdorimi i dhunës mund të praktikohet nga secili në mbarë botën si një armë e çdo qenie njerëzore dhe atë në çdo situatë.”

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top