Thinjat e flokëve mund të jenë shenjë e sëmundjeve të zemrës. Studimi është kryer tek 545 meshkuj të rritur nga universiteti i Kajros në Egjipt, të cilët u përzgjodhën mbi kriterin e ngjyrës së flokëve. Pjesëmarrësit në studim ishin të ndarë në nëngrupe në varësi të shëndetit të arterieve të tyre dhe ngjyrës së flokëve.
Grupi i parë përbëhej ngë brunë të pastër. Grupi i dytë nga meshkuj me dominancë flokët e zinj kundrejt thinjave. Grupi i tretë me flokë me shpërndarje të barabartë, i katërti me dominim të thinjave dhe i fundit me flokë plotësisht të bardhë.
Pacientet iu nënshtruan tomografisë dhe angiografisë koronare dhe u vlerësuan në mënyrë të pavrur nga dy vëzhgues.
Të dhënat çuan në konkluzionin se sasia e thinjave shkon proporcional me ekspozimin ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Këto rezultate mund të ndihmojnë për të identifikuar pacientët, të cilët janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës thjesht duke i shikuar ato.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.