Në fokus

October 20, 2018 | 11:15

Thirrja e 13 vjeçares në ‘Shqiptarët për shqiptarët’: ‘Më ndihmoni, dua të jetoj’

Sjellim në vëmendje historinë e Dajanës  në Vlorë. Historinë  e saj të dhimbshme  “Shqiptarët për shqiptarët” e kanë trajtuar në sezonin e kaluar. Vajza është diagnostikuar me skoliozë. Gjyshja lutet që mbesa të ketë një jete normale.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi me urgjence tek vajza pasi masa e saj tumorale dhe skolioza në shtyllën kurrizore po i përkeqësohet çdo ditë. Vajza nuk del dot, e vuan  shumë sëmundjen, nuk ka fuqi, nuk del dot as në pushim të orëve të mësimit, lodhet shpejt dhe i merret fryma. Dajana ka vetëm gjyshen që kujdeset për të.

Shokët dhe shoqet e klasës bëjnë thirrje për ndihmë. “Më kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira” thotë Dajana.

 

Gjyshja e saj Vjollca nuk i përmban lotët kur flet për mbesën që e ka rritur mes halleve dhe vuajtjeve “ mbesën e kam rritur vetë. Në klasë të katërt vajzës i doli një nishan në kurriz”. Një mjek i huaj ja ktheu shpresën por operacioni kushton shumë para. “Ju lutem ndihmojeni mbesën time, e ka zili gjithë  shkolla është një engjëll. Gjithë jetën time nuk ka pasur asnjë ditë të bardhë” thotë Vjollca duke lotuar. Në studio Elvis Naçi i përlotur bëri një premtim për ta ndihmuar vajzën të operohej.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top