Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja, paralajmërojnë doktorët. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të patur mundësi për lehtësim.
Këto lloj xhinsesh kanë qenë në modë për shumë vite, por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të dëmtojnë muskujt dhe nervat e këmbëve. “The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin në të cilin një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë.
Gruaja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj. Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.
Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi doktorët i prenë xhinset, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.
Gjithashtu, doktorët kanë paralajmëruar më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.