Këshilla & Arsye

March 26, 2018 | 11:51

Thonjtë, shtatë zakonet që i shkatërrojnë

Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë ose thyhen lehtë, arsyeja mund të fshihet në një nga këto sjellje të përditshme.

Mbani shumë gjatë manikyrin

Megjithëse mund të duket e padëmshme mbajtja gjatë e manikyrit edhe kur ai është copëtuar është e këshillueshme ta hiqni sapo të fillojë të dëmtohet. “Rreziku i mbajtjes së manikyrit të thonjve për një kohë të gjatë është se pigmenti me ngjyrë depërton në shtresat e para të thonjve, duke i tharë ato”, paralajmëron podologu Joy Rowland i Klinikës së Cleveland në Reader’s Digestin. Dhe kjo vlen sidomos për manikyrin e thonjve, i cili është vënë dhe ka mbetur aty deri në pedikyrin e ardhshëm. Prandaj këshillat e ekspertëve është që të lejoni thonjtë të marrin ajër për të paktën një ose dy javë deri sa t’i lyeni përsëri.

Nuk i lani duart në mënyrën e duhur

Larja e duarve disa herë në ditë, duke lënë pas dore thonjtë, është e barabartë me lënien e punës përgjysmë, sepse në këtë mënyrë bakteret grumbullohen nën thonj, duke i kthyer majat e gishtave në vendin ideal për një infeksion të mundshëm. Për të shmangur rrezikun, është mirë që, të paktën një herë në ditë, t’i lani duart duke përdorur një furçë.

I përdorni thonjtë sikur të ishin një vegël

Nëse hapni një kuti, shtypni shiritin e paketimit ose grisni një çmim nuk ka dallim: nëse ka një mjet i veçantë për të kryer një nga detyrat e lartpërmendura, pse e bën me thonj?

Lani enët pa doreza

Kur thonjtë janë të zhytur në ujë, bëhen më të dobët. Por jo vetëm kaq, prania e detergjentit për enët i komplikon më shumë gjërat, sepse tenton të thaj si lëkurën ashtu edhe thonjtë: ka shumë arsye që kur lani enët, t’i mbroni duart me një palë dorashka.

Pastroni pa dorashka

Vlen e njëjta gjë si për enët, por në rrethana edhe më të rënda, pasi përgjithësisht detergjentet që përdoren për pastrimin e shtëpive janë edhe më të dëmshëm për duart. Është padyshim e këshillueshme që dorashkat e përdorura për punët e shtëpisë të jenë të ndryshme nga ato që përdoren për enët.

Lini thonjtë zbuluar në dimër

Gjithashtu edhe në këtë rast po flasim për dorezat, pasi në dimër, kur temperaturat bien dhe ajri bëhet i thatë, ato janë e vetmja mënyrë mbrojtjeje për duart. Dhe për të siguruar më shumë hidratim, lyejini pak me krem, para se të vendosni dorezat.

Ushqeheni keq

Thonjtë janë një reflektim i asaj që hani, kështu që nëse ushqimi është jo i mirë -ose mungon ushqimi i pasur me hekur, si vezë, spinaq dhe mish i kuq-është e natyrshme që thonjtë nuk mund të jenë të shëndetshëm dhe do të tentojnë të thyhen lehtësisht. Përveç dietës së duhur, për t’i forcuar ata, duhet gjithashtu të shtoni dy lugë vaj liri për mëngjes.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.corriere.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top