Edhe pse dihet që kujdesi i duhur dentar si pastrimi i dhëmbëve me pe, gargarë dhe larja janë shëndet për higjienën e gojës, një tjetër përfitim i pabesueshëm është larja e gojës me vaj kokosi. I njohur për “pastrimin e thellë”, shpëlarja e gojës me një lugë gjelle vaj, eliminon dhe nxjerr jashtë bakteret e dëmshme që prishin dhëmbët tuaj dhe shkaktojnë frymën e keqe. Përveç kësaj vaji i kokosit gjithashtu mund t’ju ndihmojë t’i mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm dhe të bardhë. Të gjitha këto efekte janë rezultat i fuqisë që antimikrobiale që ka vaji i kokosit.
Përdorimi:
Përzieni dy lugë gjelle vaj i pastër kokosi (rreth 30 gram) në një tas. Shtoni 3 lugë gjelle sodë buke (rreth 45 gramë). Përziejini me një pirun derisa përzierja të bëhet e ngjashme me një pastë dhëmbësh. Kjo përbërje do ndihmojë dhëmbët të jenë të pastër, të shëndetshëm dhe të bardhë për shkak të sodës (bikarbonat natriumi).
Burimi: foodsandhealthylifee.blogspot.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.