Mirëqenie

December 12, 2018 | 11:06

Thuajini lamtumirë sinusit, të ftohtit, sekrecioneve dhe rinitit, me këtë recetë të fuqishme!

Nëse doni të hiqni dorë nga këto sëmundje pa pasur efekte anësore, ekziston një ilaç i shkëlqyeshëm që do t’ju ndihmojë. Përveç rritjes së imunitetit tuaj, ai do t’ju lë të shëndetshëm dhe plot energji! E gjitha që ju duhet janë disa përbërës, si lëng limoni, qepë dhe mjaltë.

Qepa: qepa është një anti-inflamator i fuqishëm natyror dhe mund të përdoret kundër problemeve të lëkurës, fytit, stomakut dhe zorrëve. Përveç kësaj, është treguar se ajo vlen dhe për trajtimin e ngërçeve të zorrëve dhe menstruacioneve, kollës, gëlbazës, si dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, siç janë sulmet në zemër dhe goditjet.

Është gjithashtu shumë e mirë për të ndihmuar në humbjen e peshës dhe uljen e kolesterolit të keq të gjakut. Qepa gjithashtu shërben si qetësues për kollën dhe për traktin respirator. Është efektive kundër bronkitit, laringitit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.

Mjalti: ka vetitë anti-inflamatore natyrore dhe prandaj kontribuon në zvogëlimin e dhimbjes. Nuk ka prova shkencore që të tregojnë se  përmirëson dhimbjet e fytit, por në përgjithësi njerëzit kanë arritur rezultate pozitive me përdorimin e mjaltit.

Limoni: ky do të rrisë imunitetin tuaj sepse është i pasur me vitaminë C.

Përgatitja:

Vloni ujin, pritini qepët në copa të vogla dhe pastaj vlojini për 15 minuta. Hiqeni enën nga nxehtësia dhe lëreni të qetësohet për 10 minuta. Pastaj shtoni mjaltin dhe lëngun limoni dhe përziejini mirë përbërësit. Piheni këtë ilaç 3 herë në ditë dhe do të habiteni nga rezultatet.

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top