Ndonëse është e lehtë të besohet se shtatzënat duhet të hanë një copë torte ekstra, hulumtimet e reja sugjerojnë se besimi që gratë shtatzëna duhet të hanë sa për dy persona është i rrezikshëm për beben dhe nënën.
Studimi i publikuar në revistën, ‘Diabetologia’, tregon se nëse një grua shton shumë peshë ose pak peshë gjatë shtatzënisë, atëherë ndikimi te bebja është i madh.
P.sh. pesha e tepërt gjatë shtatzënisë mund të rris rrezikun e rezistencës së insulinës dhe shtypjes së lartë të gjakut, fëmija mund të jetë më i rrezikuar nga makrosomia, ndërkaq bebja e porsalindur mund të ketë madhësi më të madhe se mesatarja.
Plus, bebja mund të ketë edhe indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa ajo që rekomandohet dhe kjo e bën beben më të rrezikuar në të ardhmen nga komplikimet kardiometabolike.
Megjithatë, e njëjta gjë vlen edhe atëherë kur nëna ka më pak peshë sesa pesha e rekomanduar.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë që vazhdimisht të këshilloheni me doktorin gjatë shtatzënisë për peshën optimale, dietën dhe çdo gjë që lidhet me shtatzëninë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.