Që në fillim të vitit shkollor ai e fyen atë dhe uron që ajo të vdesë. Por Flavia, një vajzë e re nga shkolla e mesme në Sonçino, Itali, viktimë e dhunës së një dhunuesi, nuk heq dorë dhe i shkruan atij një letër: “Unë kurrë nuk do të reagoj, dhe ti nuk do ta shuash kurrë dritën dhe dëshirën time për të jetuar”. Një demonstrim për t’i treguar atij se disa fjalë janë të mjaftueshme për të provuar forcën kundër fyerjeve dhe ngacmimeve.
Ai e fyen atë. Uron që ajo të vdesë. Fyerjet, shikimet, shënimet e lëna në bankë ku dëshiron që ajo të vdesë, në të cilën thotë se mezi pret funeralin e saj. Forma më brutale e veprimit të dhunës psikologjike dhe verbale me shpresën, mbase, që Flavia do të reagojë. Gjë që ndodhi në të vërtetë, disa muaj pas aktit të parë të shokut si një bullues, por jo siç besoi ky i fundit.
Letra e Flavia-s për dhunuesin
Me një letër të botuar nga “Provinca e Kremones”, Flavia iu përgjigj ngacmimit të shokut të saj. Ajo shkroi fjalë dashurie në përgjigje të urrejtjes së pajustifikuar me të cilën përballet çdo ditë. Ajo i kushtoi një pjesë të kohës së saj, pas injorimit të vazhdueshëm që i ka bërë deri më sot. Flavia i kujton atij se “kanë kaluar shumë muaj dhe ti akoma nuk e ke kuptuar? Nuk reagoj! Unë nuk reagoj me dhunë ndaj dhunës, verbale apo fizike…”. Vajza, e cila titulloi shkrimin “Nyjë blu”, pranoi se kaloi disa pasdite ka qarë për shkak të sjelljes së shokut të saj, “por jo nga frika e kërcënimeve, por sepse nuk arrija të kuptoja ndjenjën tuaj (le ta quajmë ashtu!) të urrejtjes ndaj meje”, shkruan ajo.
Ju nuk do të mund ta shuani dëshirën time për të jetuar
Dhe ndërsa kujton që bulluesi i lë asaj shumë ‘letra dashurie’ anonime duke i dëshiruar vdekjen, Flavia sfidon njerëzimin e saj duke rrëfyer se “Unë do kisha preferuar të gjeja disa çokollata në formë zemre në bankë. Eja, je akoma në kohë!”. Pasazhi më domethënës, ka të bëjë me atë në të cilin Flavia kupton se ajo ishte hedhur në botën “magjike dhe gri të të rriturve” për shkak të dhunës së shokut të saj, i cili fshiu të gjitha format e iluzionit nga bota ime e artë. Dobësitë janë akoma pozitive dhe të dobishme për të ngacmuar dhunën e tij: “Nga ana tjetër, të falënderoj sepse çdo veprim i yti më jep forcë të cilën e përdor për të arritur rezultate të shkëlqyera.
A e di – shkruan Flavia – unë fitova medaljen time të parë?”. Pastaj, shpjegon përgjigjen e vërtetë për bulluesin dhe sjelljen e tij të turpshme:” Unë thjesht kam dashur t’ju njoftoj se nuk do të jeni në gjendje të shuani dritën dhe dëshirën time për të jetuar. “Nëse është e vërtetë që fjalët shpesh lëndojnë më shumë se një shuplakë, është po aq e vërtetë që e njëjta armë, e pastruar nga çdo e keqe, mund të jetë edhe më efektive. Sepse i ekspozon të tjerët ndaj dobësive që ata përpiqen të fshehin pas dhunës”.
Burimi / https://milano.fanpage.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.