Editorial

January 29, 2016 | 7:25

T’ia nisësh mbarë Vitin e Ri!

Nga Orjona Tresa

Çdo fundviti shoqërohet me premtime, të vogla a të mëdha, për të qenë më të mirë në një vit që sapo ka nisur. Gjithaq kohë shprese, ku ne projektojmë një fillim të ri. Të gjithë shpresojmë se ditët më të qarta po vijnë edhe pse sfidat para nesh janë të mëdha. Secili prej nesh duhet të ketë kurajën dhe vendosmërinë të ballafaqohet me ato.

Në fillimin e vitit të ri, secili nga ne manifeston kurajën për t’u përpjekur e për të çuar përpara plane të rëndësishme. Ne besojmë se nuk është kjo ajo që bën dallimin midis një jete të lumtur apo më pak të tillë, por më tepër, për të pasur guximin për të marrë atë që kemi mësuar nga gabimet, se ato kanë ndodhur tashmë dhe nuk duhen konsideruar më si të tilla. Përkundrazi, duhet mësuar fort prej tyre dhe çdo hapi që bëjmë në jetë. Pozitiviteti duhet treguar në vazhdim përpara angazhimeve të reja për jetën, në vend që të qëndrojmë mënjanë duke pritur se cila është e drejta. Të gjithë kemi të metat dhe aftësitë tona, dhe kur dëgjojmë dhe veprojmë me urtësinë tonë, me mirësi jeta na hap dyert për të tjera mundësi. Fillimi i vitit përkon me rikthimin tek aktivitetet e përditshme pas një periudhe të shkurtër pushimesh. Ajo që ju propozojmë për ta lënë pas stresin dhe ankthin post pushimeve festive është praktimi i sportit, i cili ndikon në mirëqenien psikofizike jo vetëm te për ju por edhe për fëmijët tuaj. Të rigjesh forca për rikthimin në punë nuk është dhe aq e lehtë, por ju e keni në dorë edhe këtë. Mjaft ta merrni veten me të mira, t’i kushtoni vëmendje. Hartoni edhe një plan, i cili duhet të përmbajë, motivimet për të qenë më energjik, vetëbesues, se si mund t’i realizosh dëshirat etj. Koha për meditim është një tjetër zgjidhje, nëse qëndroni dhjetë minuta në ditë me veten dhe në qetësi absolute. Në këtë kohë ke mundësi të reflektosh për motivimet e tua dhe të fokusohesh mbi çfarë dëshiron nga jeta.

Fillimi i viti është gjithashtu një sfidë me veten dhe bashkudhëtarët që të ndjekin në udhëtimin e gjatë të jetës.

Urimi që më vjen nga zemra për të gjithë është një lutje, e thjeshtë dhe e ndjerë: qetësi dhe paqe, kohë të mira, jo thjesht për të pushuar, por për të punuar pa u ndjerë me lakun e urgjencës në fyt, një periudhë të mirë ku mund të reflektoni mbi atë çka viti i shkuar la gjurmë te ju. Të zbresim në thellësitë e shpirtit dhe të nxjerrim prej andej paqen, mirësinë, dhembshurinë për tjetrin, me besimin se e nesërmja do të jetë më mirë se dje. Paqe dhe qetësi për familjet që janë prekur nga ndarja nga jeta e një të afërmi, për ata që kanë humbur punën e tyre, sendet, shtëpitë apo projektet e të nesërmes. Paqe dhe qetësi për të gjithë ata që ishin të aftë për të ndihmuar, dhe me forcën më të madhe për ata që janë ndjerë vetëm, të lënë pas dore apo të trajtuar jo mirë nga sa ç’e prisnin!

Botuar në revistën Psikologjia nr.92

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top