Paul Barton është një muzikant britanik i dalë në pension, i cili nuk donte ta varte pianon e tij në një gozhdë. Që kur ai u zhvendos në Tajlandë ai ka luajtur për një audiencë unike: elefantët.
Megjithatë, elefantët për të cilët ai prodhon tinguj muzikorë nuk janë si gjithë elefantët e tjerë. Ata kanë qenë viktima të abuzimit gjatë gjithë jetës së tyre. Ata janë detyruar nga rojet dhe torturuesit e tyre, për të transportuar trungje të mëdha nëpër pyje, janë kërcënuar dhe goditur me thika të mprehta për t’i kontrolluar, vetëm për fitimin dhe lakminë e njeriut. Meqenëse shpyllëzimi në Tajlandë është bërë i paligjshëm, kanë lindur disa faltore, ku elefantët, të braktisur nga shfrytëzuesit e tyre, gjejnë strehim falë punës së vullnetarëve.
Paul Barton, i goditur nga vuajtjet e këtyre gjigantëve të mirë, vendosi t’i ndihmonte duke luajtur për ta tingujt e mjeshtërve të mëdhenj të muzikës klasike. Kjo terapi muzike është vlerësuar shumë nga këto kafshë gjigante, të cilat ndërpresin aktivitetet e tyre për të dëgjuar notat harmonike që dalin nga pianisti Paul.
Burimi / youmedia.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.