Dëshmi

May 8, 2021 | 8:35

Tinka Kurti rrëfen pengjet dhe nostalgjinë për filmat: S’jam e gëzuar për gjithçka që kam bërë, por…

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përkujtuar 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit e skenaristit Vath Koreshi.

Poetë, shkrimtarë e kineastë rrëfyen episode me të, duke ndarë me publikun anën njerëzore të artistit. Ikona e filmit, Tinka Kurti, foli për kujdesin e tij ndaj aktorëve.

“Balada e Kurbinit, ishte kohë e vështirë”, tha aktorja e madhe.

Tinka Kurti rrëfeu për “News24”, kënaqësinë dhe nostalgjinë që ndjen kur sheh filmat shqiptarë.

“Jam bërë si fëmija, heq mallin me filmat. Është kënaqësi që s’na kanë harruar”, u shpreh ajo.

Si rrallëherë, Tinka u ndal te pengjet që ka për rolet e saj dhe të sotmen si kohë e vonë për filma të rinj.

“Nuk jam e gëzuar për gjithçka që kam bërë. Sot është vonë për role”, tregoi Tinka.

Kurti ka interpretuar te katër filma me skenarë të Koreshit, “Dasma e Sakos”, “Gjeneral Gramafoni”, “Besa e Kuqe” dhe “Balada e Kurbinit”.

 

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top