Dashuria e vërteta, ajo që ju shoqëron çdo ditë dhe që ju ngjall në momentet më të trishtuara, është ëndrra e të gjitha grave. Sigurisht, gjetja e partnerit ideal nuk është e lehtë dhe shpesh është dashur të përballeni me një lamtumirë të papritur.
Për ju që jeni empatikë, është më e lehtë të kuptoni ndjenjat dhe qëllimet e atyre që janë përreth jush, ju e dini çfarë dëshironi dhe për ju partneri ideal duhet të jetë besnik dhe i sinqertë, ai duhet t’ju bëjë të ndieni mbështetjen. Jo, një aventurë e thjeshtë nuk është e mjaftueshme, por keni nevojë për shumë më tepër. Ju dëshironi të jetoni një marrëdhënie të qëndrueshme që mund t’ju japë vazhdimësi me kalimin e kohës, por është e vërtetë, jo të gjithë burrat e kërkojnë këtë tek një grua.
Arsyet pse mund të mos jetë e lehtë për ju të gjeni partnerin e duhur:
Ju pëlqen sinqeriteti. Ju nuk pranoni gënjeshtra sepse ju vetë nuk e fshihni të vërtetën. Nëse përballeni me një situatë, ju preferoni ta bëni atë me ndershmëri;
Bëni shumë pyetje. Ju pëlqen qartësia dhe për këtë mund të keni një mijë pyetje për partnerin tuaj gjatë marrëdhënies;
Dashuria juaj është unike. Empatia juaj ju bën ta doni tjetrin pa kushte dhe kjo ndonjëherë mund të frikësojë personin tjetër;
Jepni gjithçka. Ti nuk njeh kufij dhe jep gjithë intimitetin tënd, kështu që pret të njëjtin qëndrim nga partneri;
Ju doni të ndjeheni të kënaqur. Një grua empatike, jo vetëm që ka nevojë për aktivitet intensiv nën çarçafë, por edhe për t’u ndjerë e plotë nga pikëpamja emocionale;
Ju doni hapësirat tuaja. Një grua si ju, nuk pëlqen të ndjehet e kufizuar: ju dëshironi hapësirat tuaja dhe nuk mund të pranoni pengesa ose kufij;
Je e sinqertë. Të kesh një lidhje me ty do të thotë të jetosh me një grua jashtëzakonisht të sinqertë, për mirë ose për keq. Sidoqoftë, për shumë burra mund të jetë e vështirë të pranohet;
I merrni gjërat personalisht. Ju jeni të ndjeshëm dhe emocionues, kështu që lehtësisht mund të ndjeheni të lënduar nëse dikush ju lëndon. Ju nuk mbani mëri dhe jeni të gatshëm të pranoni një ndjesë, megjithatë pak burra i pranojnë gabimet e tyre.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.