Marrëdhënie

June 26, 2019 | 10:30

Tiparet e një femre që shërbejnë si magnet për të tërhequr meshkujt pranë vetes

Siç duket preferencat e meshkujve ndaj dukjes së femrave janë shumë subjektive: disa pëlqejnë femrat e mbushura, disa të dobëta e të tjerëve nuk u intereson fare forma e trupit por u kushtojnë vëmendje gjërave të tjera. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ka disa gjëra tek pamja e femrave që ndikojnë tek meshkujt pa dijeninë e tyre.

Shumë studime janë kryer në shumë vende të ndryshme të botës për një kohë të gjatë rreth kësaj çështje. Gjithsej mijëra femra dhe meshkuj kanë marrë pjesë në këto studime. “Bright Side” vendosi që të kombinoj të gjitha të dhënat që u mblodhën nga studiuesit dhe të paraqes gjërat më të rëndësishme që i joshin meshkujt.

  1. Zëri dhe mënyra e të folurit

Në fillim, shkencëtarët zbuluan se meshkujt preferojnë femrat që kanë zë të hollë femëror. Marilyn Monroe është shembull tipik i zërit ideal. Zëri më pak tërheqës është zëri angullues si ai i Kim Kardashian dhe Ellen Page-it. Kjo pasi zëri i hollë femëror lidhet me rininë, që do të thotë ‘tërheqje’. Femrat më të vjetra shpesh kanë zë angullues.

Një tjetër studim tregon se meshkujt i preferojnë femrat që flasin njësoj si ata, duke pasur parasysh mënyrën se si i shqiptojnë disa fjalë dhe shkronja, ritmin e të folurit dhe detaje tjera.

  1. Gjatësia

Me siguri të gjithë e dimë se shumicën e rasteve meshkujt preferojnë femrat me të shkurta se vetja. Dallimi në gjatësi mund të jetë me pak se 20 centimetra. Gjithsesi, ka shumë meshkuj që janë më të shkurtër sesa mesatarja. Kështu që përderisa meshkujt e gjatë kërkojnë femra të shkurta, meshkujt e shkurt kërkojnë femra me gjatësi përafërsisht të njëjtë si ta.

  1. Mosha

Shpesh shohim çifte ku mashkulli është më i moshuar se femra. Dhe shumica e çifteve janë kështu. Sidoqoftë, ka edhe shumë çifte të lumtura ku gruaja është më e vjetër sesa partneri mashkull. Shkencëtarët zbuluan se meshkujt më të ri se 20 dhe më të vjetër se 30 preferojnë femrat 24 deri 25 vjeç t’i kenë si partnere të tyre. Kjo për shkak se femrat në këtë moshë kanë më shumë gjasa që të bëhen nëna.

Sidoqoftë në këtë rast nuk ka rëndësi nëse femra apo mashkulli mendojnë për të pasur fëmijë. Por, kjo vjen si rrjedhojë e evolucionit. Meshkujt që kanë pasur marrëdhënie me femrat të moshës 24-26 kanë pasur më shumë fëmijë se të tjerët. Meshkujt që janë më të vjetër se 30 dhe zgjedhin femra më të moshuara se vet ata nuk mund të arsyetohen me këtë teori. Por me siguri në këto raste duhet të hulumtojmë për arsye dhe motive psikologjike. Ose ndoshta duhet të kemi parasysh faktin se nuk ka raste kur meshkujt e zgjedhin një femër duke u bazuar vetëm në një kriter të tërheqjes.

  1. Ngjyra e syve

Shkencëtarët nga Universiteti i Tromso-së në Norvegji thonë se meshkujt me sy të kaltër parapëlqejnë femrat sykaltroshe. Sipas tyre, kjo për shkak se ngjyra e syve të fëmijëve i ndihmon ata të kuptojnë nëse zgjidhja e tyre ishte e mirë. Meshkujt me sy të kaf dhe ata me sy të gjelbër nuk i parapëlqejnë femrat me sy të kaltër. Natyrisht, preferenca e meshkujve sy-kaltër duhet mjaft logjike. Mirëpo, ka raste kur edhe nëse të dy prindërit kanë sy të kaltër, fëmija i tyre ka sy kaf.

  1. Grimi

Në një studim të kryer me 2014 thuhet se meshkujt parapëlqejnë femrat që përdorin grimin deri në një masë. Gjëja më interesante këtu është se femrave në të vërtetë nuk u pëlqen të vendosin grim të shumëngjyrshëm por ato mendojnë se meshkujve u pëlqen kjo gjë, prandaj edhe shpesh grimohen ashtu. Pra, femrat që grimohen me ngjyra të theksuara mund të zmbrapsin mashkullin që po përpiqen ta joshin. Andaj mbani këtë në mend kur grimoheni!

  1. Raporti mes belit dhe ijëve

Dr. Cary Fitzgerald, psikolog nga Universiteti i Beaufort-it në Karolinën Jugore, bashkë me kolegët e saj kryen një studim dhe erdhën në përfundim se meshkujt i mbajnë mend më shumë femrat të cilat kanë proporcion ideal mes belit dhe ijëve. Këto femra konsiderohen të jenë më tërheqëset.

Sipas këtij studimi, raporti ideal mes belit dhe ijëve është diku 0.7. Për të llogaritur duhet thjeshtë të masësh belin dhe ijët dhe pastaj të pjesëtosh masën e belit me atë të ijëve. Sipas specialistëve, modelet si Kate Moss dhe Kelly Brook, si dhe aktoret Marilyn Monroe dhe Jessica Alba kanë përpjesëtim ideal mes belit dhe ijëve përkundër faktit se ato kanë forma krejt të ndryshme të trupit.

  1. Rrathët e syve

Aspekti për ngjyrën e syve mund të mos jetë shumë i qartë mirëpo ai për rrathët e syve është shumë i qartë. Rrathët e syve u referohen rrethit të zi përreth irisit. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se rrathët e theksuar rreth irisit tërheqin meshkujt më shumë. Mbase kjo për shkak se femrat më të reja në moshë kanë rrathë të theksuar, por edhe femrat më në moshë të cilat i kanë rrathët e theksuar janë më tërheqëse për meshkujt.

  1. Ngjyra e flokëve

Shkencëtarët nga Franca kanë kryer një studim rreth çështjes se cilat femra ftohen më shpesh për të vallëzuar në klube të natës: bjondet, brunet apo flokë-kuqet. Si përfundim u nxor që meshkujt ftojnë më së shumti bjondet. Së dyti brunet dhe si femrat më pak tërheqëse për meshkuj ishin flokë-kuqet. Shkencëtarët menduan se kjo nuk ka të bëjë me vetëm më ngjyrën e flokëve por se sa shkon ngjyra e flokëve me ngjyrën e lëkurës. Pra, ngjyra e lëkurës së shumicës së flokë-kuqeve është më pak joshëse nga tetë tonët e lëkurës.

  1. Gjatësia e këmbëve

Psikologu klinik Leon Zeltzer bëri disa studime në terren dhe në internet që të gjente se çfarë gjatësie e këmbëve është më joshëse për meshkujt. Ai erdhi në përfundim se meshkujt parapëlqejnë femrat me këmbë të gjata. Ky supozim nuk është në kundërshtim me atë që meshkujve u pëlqejnë femrat e shkurta. Kjo pasi meshkujve u pëlqen kur këmbët e femrave janë të gjata në raport me trupin e tyre. Pra nuk duhet të kesh këmbë tejet të gjata që të joshësh një burrë. Ajo çfarë është e rëndësishme është proporcioni mes këmbëve dhe pjesës tjetër të trupit.

  1. Lakimi i mesit të trupit

Lakimi i mesit të trupit është një standard tjetër i bukurisë femërore që është krijuar në mendjen e meshkujve falë evolucionit. Mesatarisht, këndi mes shpinës dhe vitheve duhet të jetë 45.5 shkallë. Ky lakim konsiderohet të jetë më joshësi për meshkujt. Kjo për arsye se në të kaluarën (ashtu edhe tani) për shkak të këtij lakimi femrat nuk kishin dhimbje të shpinës gjatë shtatzënisë.

Natyrisht, shumë gra shtatzëna përjetojnë dhimbje në shpinë, por ato të cilat nuk e kanë “lakimin e duhur” kanë me shumë shanse të kenë dhimbje. Gjithsesi, duhet të mbani në mend se pamja nuk është gjëja e vetme që u intereson meshkujve. Ka rëndësi edhe bukuria e brendshme dhe ne besojmë që çdo grua është e bukur në mënyrën e vet. Përkundër kësaj, studimet tregojnë se ka plot meshkuj që janë ndryshe nga shumica. Kështu që mos u kufizo dhe me mençuri vëri në përdorim përparësitë e tua.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top