Nga meshkujt e këtillë duhet të keni shumë kujdes, përndryshe shumë lehtë mund të bëheni ish- e dashura e dikujt. Joshja nuk bazohet vetëm në pamjen fizike dhe ky fakt shpeshherë harrohet nga meshkujt, prandaj dhe fillojnë të sillen më ndryshe.
Por, femrat nuk duhet të tolerojnë lloj-lloj sjellje të mashkullit. Më poshtë keni disa sjellje të meshkujve të cilat, sipas ekspertëve, janë të patolerueshme dhe tregojnë se çojnë gjithmonë në ndarje.
Sjellja e keqe me kamerierin
Që në takimin e parë mund ta kuptoni çfarë personi është. Nëse sillet keq me kamerierin, atëherë do të sillet njësoj me ju nesër.
Flet vetëm për veten
Femrave u pëlqejnë meshkujt që janë të interesuar pas jetës dhe hobive të tyre. Nëse ai flet vetëm për veten, atëherë nuk do të keni shumë vend për gjatë tek ai.
Në shtrat ia ndien vetëm për nevojat e veta
Edhe nëse në momentet më intime nuk ka ndjenja apo konsideratë për ju, atëherë largohuni nga ai menjëherë.
Flet vetëm për seks
Nëse ai mendon dhe flet vetëm për seks, atëherë seksi është qëllimi i vetëm i tij me ju.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.