Mënyra më e mirë për të kapërcyer komplekset e inferioritetit dhe mendimet e këqija që kemi rreth vetes është duke lënë pas ngjarjet e së shkuarës. Duhet kuptuar që, gjithë ç’na ka ndodhur më parë, nuk përfaqëson të vërtetën e qenies sonë. Të ndihesh i padobishëm e i paaftë nuk do të thotë që edhe të tjerët të shohin ashtu mirëpo, nëse e reflekton mënyrën se si ndihesh në të gjitha gjërat që bën, atëherë po, edhe rrethi shoqëror do të shohë si të tillë.
Ata që vuajnë nga komplekset e inferioritetit janë mjaft të ashpër me veten; mjaftojnë pak kilogramë më tepër që të ndihen të shëmtuar, të padëshiruar apo të dështuar në jetë. Te njerëzit kompleksiv dallohen gjithmonë dy tipare ekstreme; janë ata që fajësojnë të tjerët për gjithçka dhe, të tjerët, që fajësojnë gjithmonë veten. Përveç kësaj të dhëne që dallohet menjëherë, kanë edhe disa karakteristika të tjera që po i rendisim mëposhtë dhe që, të gjithë ju që shoqëroheni me një njeri të tillë, me siguri i keni pikasur…
1. Janë ziliqar
2. I marrin të gjitha gjërat personale
3. Nuk dinë të falin
4. Kanë vetëm mendime të këqija
5. Nuk janë në gjendje të komandojnë emocionet e tyre
6. Gjykojnë të tjerët në çdo moment
7. Kanë nevojë të vazhdueshme t’iu aprovosh çdo mendim
8. Fshihen
9. Janë perfeksionistë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.