Në fokus

April 14, 2016 | 12:54

“Tirana Let’s Bike”/ Pse biçikletë? Një pyetje e mirë do të ishte, pse jo?

Pse biçikletë? Një pyetje e mirë do të ishte, pse jo? Ka shumë arsye për të hipur në biçikletë. Pedalimi është i shëndetshëm, është një formë e madhe e lehtësimit të stresit, është e kënaqshme, një mjet i përballueshëm dhe efikas i transportit.

Vendi me më shumë biçikleta (22,5 milionë) sesa njerëz (17 milionë) Hollanda, ajo që e ka në ADN-në kulturën e çiklizmit, merr presidencën e Bashkimit Europian duke organizuar Festivalin Europian të Çiklizmit në Tiranë.

Kryeqyteti u ndez sot me ngjyrat portokalli’ e me ngjyrat e dyrrotakut, për një ditë kushtuar levizshmërisë së qendrueshme, që do natyrën, krijimtarinë dhe qytetin.

Duke iu referuar aktivitetit të sotëm dhe përurimit të rrugës së  re që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Papa Gjon Pali i II” dhe më tej me rrugën e “Elbasanit”,  në kuadër edhe të FestivalitEvropian të Pedalimit që u mbajt në të gjitha kryeqytetet evropiane,  kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ato vijnë si investim në infrastrukturë, por edhe në edukimin e njerëzve për t’i orientuar që të përdorin sa më shumë mjetet ekologjike dhe sa më pak makinat.

“Ka dy lloj investimesh: Investime në infrastrukturë dhe investime në kulturë. Të dyja janë njësoj të rëndësishme dhe ky i sotmi është edhe një investim në infrastrukturë, me rrugën e re të bashkisë, por edhe një investim në kulturë me këtë nismë fantastike të ambasadës së Holandës dhe Ecovolis”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj tha se Tirana është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme transformimesh, të cilat kërkojnë edhe sakrificën dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të bërë durim.

“Transformimi i Tiranës, ku një pjesë e korsive ia kushtojmë biçikletave, kërkon një sakrificë nga ata që përdorin makinat. Kjo është një sakrificë e shëndetshme dhe shumë e vogël për të respektuar ata që pedalojnë, për ta konsideruar edhe vetë të pedalojnë. Sot në Tiranë bëhen 800 mijë udhëtime çdo ditë. 400 mijë prej tyre janë më pak se 1 km. Secili prej nesh mund të marrë biçikletën për të blerë bukën, për të shkuar nga një kafe te tjetra, për të shkuar në institucionet që janë shumë pranë me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai theksoi se pedalimi është edhe një kurë e mirë për të luftuar një sërë sëmundjesh dhe për të patur një jetë të shëndetshme.

“Në qytetin e Tiranës kemi sot 20% të qytetarëve tanë që janë obezë dhe që kanë sëmundje kardiovaskulare. Ka një shërim dhe ajo quhet biçikletë”, tha Veliaj. Edhe për këtë arsye ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i përmbahet premtimit publik që çdo investim i ri në infrastrukturën rrugore të ketë një korsi biçikletash.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top