Mirëqenie

May 12, 2016 | 9:00

Tmerr nga plakja

Dorian Grei dhe Fausti kanë ndjekur rininë e përjetshme. Edhe ne, sot, vazhdojmë të jemi të joshur nga miti “përgjithnjë të rinj”. Sepse pleqëria shkakton frikë…

“Kush prej nesh po të mundte nuk do të mbetej përjetësisht i ri? – pyet një 34-vjeçare. – Plakja më tremb dhe, të parit në pasqyrë për të kontrolluar gjendjen e rrudhave ose të flokëve të thinjur më shndërrohet në një ankth”. Pastaj, kjo puna e rinisë është mit, tregohet gjithnjë në faqet më të bukura të letërsisë: Dorian Grei shkëmben bukurinë e tij me shpirtin dhe Fausti i dorëzon Mefistofelit, në këmbim të rinisë së përjetshme, dije dhe pushtet. Sot kërkimet shkencore të mjekësisë mundësojnë një stil jete shumë të shëndetshëm që u ka zgjatur jetën njerëzve me perspektivën për të çuar një pleqëri me sa më pak probleme shëndetësore. “E megjithatë, një gjë e tillë nuk e ndihmon pjesën më të madhe të njerëzve që ta eliminojnë ankthin nga plakja, – thotë Emanuela Pozzi, psikoterapeute e specializuar në mjekësinë psikosomatike. – Pas kësaj frike në fakt fshihen arsye të thella”.

Mendimi i fundit “Frika nga plakja është ngushtësisht e lidhur me frikën e vdekjes”, shpjegon Pozzi. Është një frikë stërgjyshore, e pashmangshme, instinktive, e lashtë. Filozofi gjerman Heideger pranon se mendimi për vdekjen e vet nuk mund të jetë i qëndrueshëm për më shumë sesa disa çaste në mendjen e njeriut.

Utopia negative “Rreth meje shoh vetëm persona të epur, të kujdesshëm ndaj dukjes fizike, – thotë Irma 48-vjeçare. – Edhe në zyrën ku punoj më duket sikur vlerësohet më shumë kush është më i përsosur në pamje”. Ndjesia e Irmës është depërtuese. “Kultura e masës privilegjon formën në dëm të thelbit, – pohon Pozzi. – Ajo që vlen të mbahet është një pamje rinore, e pandryshueshme në kohë… Bëhet fjalë për një utopi të dëmshme, sepse helmon cilësinë e jetës, pikërisht të asaj jete që mjekësia do që ta zgjasë”. Vështirësia për të pranuar ndryshimet është një shenjë e shkarkimit të vetëvlerësimit dhe është shpesh një formalitet anësor në mjedisin në të cilin rritet.

Mes pasigurisë dhe joshjes Në fund, sipas Chiara Ferraio, psikologe në Milano: “Frika e viteve që ikin është e lidhur me depresionin dhe pasigurinë. Nuk jetohet jeta si do të duhej, dhe prandaj dëshirohet ndalimi i kohës”. Edhe këtu shoqëria luan rolin e saj: “Plakja sjell me vete spektrin e dekadencës së trupit, me pasojë frikën e të mos qenit tërheqës, se nuk do t’u pëlqejmë më të tjerëve, nuk do të ketë më vlerë pushteti i joshjes”. Sekreti? Kultivimi i sigurisë së brendshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top