Kombinimi i ushqimeve të duhura gjatë ngrënies është thelbësore për shëndetin tonë.
Nuk ka nevojë për lëngje të shtrydhura, të bluara apo pije të mrekullueshme për të eliminuar toksina që grumbullohen në trup. Një kombinim i saktë i ushqimeve që hamë është i mjaftueshëm.
Dhe, përveç kësaj, përjashtoni nga dieta erëzat që ngadalësojnë metabolizmin.
7 gjëra për të eliminuar toksina, këshilla nga Riza.it.
1.Mos kombinoni karbohidratet dhe proteinat ose proteinat me njëra-tjetrën. Ky kombinim ngadalëson aktivitetin tretës, duke formuar mbetjet, fermentimin dhe fryrjen, sidomos në bark.
2.Evitoni kripën, mbajtjen e lëngjeve dhe acideve urike, të cilat nxisin grumbullimin e celulitit. Përveç kësaj, sugjeron një studim i kryer nga Universiteti Jinan në Guangzhou, konsumi i tepërt i kripës mund të çojë në dëmtime të mëlçisë tek të rriturit dhe zhvillimin e embrioneve.
3.Konsumoni pak të skuqura. Yndyra e vajit të gatuar dhe gjalpit shkaktojnë toksina të cilat grumbullohen në mëlçi.
4.Mos i përzieni karbohidratet mes tyre. Nëse hamë ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë të njëjtit vakt, trupi i transformon sheqernat e tepërta në yndyrë.
5.Mos konsumoni qumësht dhe gjalpë me mish, pasi shumëfishon futjen e yndyrave në stomak, duke ngadalësuar ndjeshëm procesin e tretjes.
6.Mos hani fruta dhe ëmbëlsira pas vaktit ushqimor, sepse provokojnë vështirësi gjatë tretjes metabolike.
7.Mos përdorni sheqer të bardhë, pasi ai frenon metabolizmin të transformojë ushqimin në energji në mënyrë korrekte.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.