Tortë martese si dhuratë për 15 nuset e ardhshme që punojnë në ambiente shëndetësore dhe kontribuojnë çdo ditë për të përballuar urgjencën shëndetësore të koronavirusit: është nisma #PerDireGrazie e Le Torte di Giada në mbështetje të grave që “punojnë pa u lodhur në spitalet italiane” midis krahinave të Bergamos, Brescia, Kremona dhe Verona.
Akti mirënjohës për mjekët dhe infermierët u drejtohet posaçërisht atyre që planifikojnë të realizojnë ëndrrën e tyre të martesës ndërmjet qershorit dhe 31 dhjetorit 2020. “Le Torte di Giada- shpjegon se zgjodhi të dhurojë tortën e dasmës për ditën e tyre të veçantë me qëllim dërgimin e një mesazhi shprese në një kohë kur këto gra janë në vijën e parë, duke punuar deri në 20 orë në ditë, duke e vënë jetën e tyre në dispozicion të të tjerëve.”
“Dëshira është që këto nuse të ardhshme të kthehen, si të gjithë të tjerët, të rimendojnë një jetë normale dhe të fillojnë të rindërtojnë përgatitjet e tyre të dasmës”.
Burimi / https://www.giornaledibrescia.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.