Tradhtia është një prej shkaqeve kryesore të problemeve në çift. Nëse pohimi i aktit mund të provokojë reaksione të ndryshme, “e pathëna” krijon gjithnjë një klimë dyshimi. E atëherë, në rastin e një kuturisjeje, a duhet të rrëfehemi? Je i/e turbulluar… Ke kryer një tradhti! Dhe nuk e di nëse duhet ta rrëfesh apo jo! Sipas një këndvështrimi: më mirë të jesh besnik nëse nuk di ta mbash gojën mbyllur. Sërish shtrohet pyetja: ta thuash apo ta fshehësh? Sipas Gérard Decherf, doktor në psikologji në Paris, gjithçka varet nga personaliteti. “Janë tri rrafshe të ndryshme evolucioni të individit. Çdo personalitet do të sillej sipas nivelit të vet të evolucionit.
Personaliteti narcizist: mos thuaj asgjë “Rrafshi i parë i takon veprimit të tipit narcizist”, shpjegon G. Decherf. Kjo kategori i përket individit që, në thellësi të vetes së vet, nuk ka hequr dorë nga statusi i fëmijës. Dëshiron të gjejë avantazhet e periudhës fëminore, të karakterizuar nga ndjenja absolute e fuqisë. Në këtë rast personi është i përqendruar te vetja. Kërkon të sigurohet për aftësitë e veta fizike dhe intelektuale. Në këtë kontekst tradhtia nuk i drejtohet tjetrit: ajo në të vërtetë i lejon të forcojë vetëvlerësimin. Në një rast të tillë të flasësh me bashkëshor tin për aventurën do të thotë që të rrezikojë ta bëjë atë (bashkëshortin) që të vuajë panevojshmërisht. Narcizisti preferon që ta shohë tradhtinë si një çështje personale. E ka bërë thjesht për të fituar besim te vetja. Prandaj: mos thuaj asgjë.
Personaliteti “prindëror”… sinqeriteti para të gjithash
Përkundër mënyrës se si funksionon personaliteti narcizist, gjejmë njerëz me një funksionim të tipit “prindëror”, me më pak mbeturina të prejardhura nga fëmijëria”, nënvizon Gérard Decherf. Çiftet prindërore, të quajtura “të rritura” jetojnë një marrëdhënie në të cilën tjetri ekziston për atë që është: është mirënjo – hës për nevojat dhe kënaqësitë. Është i respektuar. Në përgjithësi këto çifte për të ruajtur cilësinë e marrëdhënies, e llogarisin partnerin. Dhe në momentin që e njohin tjetrin në tërësinë e vet, të mos e rrëfejnë një akt pabesie u duket e palejueshme. Siqeriteti është shumë i rëndësishëm për ata që kanë një funksionim të këtij tipi. Të pranosh një marrëdhënie kalimtare nuk e vë në rrezik raportin, sepse tjetri është i aftë ta përballojë një rrëfim të tillë. Një tradhti shumë e “rëndësishme” në fakt duhet të rrëfehet me shumë maturi.
Personaliteti “narcizist-pervers”: thuaj gjithçka për ta bërë tjetrin të vuajë Tipi i tretë është ai narcizist i shoqëruar me një mënyrë perverse të të funksiu – onuarit. Në këtë rast pabesia i drejtohet partnerit. Është bashkëshori ai që duhet të goditet. Kështu shpjegohet edhe frika për humbjen e tjetrit. Për të provuar të mbahet i shtrënguar partneri, kryhet një veprim i ngjashëm me shantazhin, i tipit: “do të mund të gjeja lehtësisht një tjetër që do të më bënte më të lumtur” ose “nëse më do plotëso kërkesat e mia”. Pronësia karakterizon marrëdhënien: tradhtia nuk fshihet kurrë, sespe nuk shfaqet si një dobësi ose një argëtim, por si një armë për të mbajtur tjetrin të shtrënguar së paku për ta bërë të vuajë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.