Marrëdhënie

July 25, 2016 | 8:57

Tradhtia… të pranosh gabimin!

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

A është e falshme tradhtia? Askush nuk mund të mos e konsiderojë si një akt jo të dëmshëm, si nga ana e femrës, ashtu edhe e mashkullit. Nëse ke arritur të biesh pré e kësaj dukurie, atëherë qëmtimi i çështjes duhet parë pikërisht në raportin afeksionues midis dy të rriturve. Për psikologen Isida Lalaj, pikësëpari duhet analizuar jeta në çift mes dy partnerëve. Mungesa e lumturisë në çift është një nga shkaqet kryesore që çon në tradhti, sipas saj. Por, a duhet falur? Dhe nëse po, sa ndikon pozitivisht në marrëdhënie? Sigurisht që pas çdo të keqeje vjen edhe një e mirë. Siç psikologia vlerëson, “të pranosh gabimin, të falësh, është një virtyt që tregon fisnikëri, dhe në të kundërt, pala që ka tradhtuar mund ta kuptojë dhe e shlyen atë”

Si e kideroni tradhtinë? Në cilat pozita mund të falet ajo?

Tradhtia në çift është një dukuri, e cila lind kryesisht nën kornizën se nuk je duke përjetuar një jetë të lumtur në çift. Të falësh apo jo tradhtinë, është në varësi të llojit të marrëdhënies dhe në varësi të personit të tradhtuar. Nuk ekziston një kufi ndarës që vërteton dhe tregon nëse një person arrin ta falë apo jo tradhtinë. Kjo gjë varet nga stadi i marrëdhënies midis dy partnerëve, nga dëmi që ajo mund të sjellë, nga një situatë e krijuar apo nga mirëkuptimi i saj dhe normalisht nga dashuria që ekziston midis tyre. Në përgjithësi, femrat tradhtojnë për mungesën e vëmendjes, ngrohtësisë, dashurisë, duke pretenduar ta marrin atë nga një tradhti. Ndërsa meshkujt në shumë raste tradhtojnë duke qenë të joshur nga seksi femër, vetëm për të kënaqur veten, pa u përfshirë në emocione.

A mendoni se të rrëfesh tradhtinë mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien në çift duke u nisur nga sinqeriteti i treguar?

Të pranosh gabimin dhe ta thuash atë është një virtyt që jo çdokush e ka, pasi tregon fisnikëri, pendesë dhe personi në fjalë e kupton se ka bërë gabim dhe do ta shlyejë atë. Gjykimi im për këtë veprim është pozitiv. Po kjo nuk do të thotë që ky veprim e zbeh gabimin në fjalë. Në disa marrëdhënie, ky hap mund ta çojë në krizë akoma më të thellë raportin midis tyre dhe në disa raste të tjera, ky veprim ndikon pozitivisht, pasi i tradhtuari mirëkupton dhe fal situatën, ndërsa ai që tradhton përpiqet të rregullojë me çdo kusht marrëdhënien e tij.

Cilët janë hapat e duhur për të mbajtur të qëndrueshme një marrëdhënie në çift, për të mos rrezikuar një tradhti?

Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi midis partnerëve dhe më pas ky çelës do të pasojë në frytet e tij të sinqeritetit, mirëkuptimit, besimit, ndarja e gjërave së bashku, thyerja e monotonisë dhe memorizimi i detajeve të vogla. Që të gjitha këto do të sjellin një marrëdhënie të lumtur, ku baza normalisht është dashuria.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top