Mirëqenie

December 20, 2019 | 10:37

Tradita vazhdon, fondacioni FAB shpërndan dhurata për fëmijët në nevojë

Për të disatin vit radhazi, Fondacioni Fab i bën më të gëzueshme festat për fëmijët e shtëpisë së fëmijës dhe atyre në nevojë. Magjia e pragndërrimit të viteve ka shoqëruar drejtuesin e fondacionit, Fatmir Hysenbelliu, drejt “Qendrës së Zhvillimit Pëllumbat”, këtë herë pa motrën e tij, Fabiolën, e cila është bërë nënë për herë të dytë. Atmosfera e krijuar i ka bërë të lumtur fëmijët, të cilëve dëshirat drejtuar Babagjyshit u janë bërë realitet.

2Fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe kur shohin njerëz, të cilët fati i ka përkëdhelur më shumë se ata, të cilët gjenden pranë tyre, padyshim që për ta është një kënaqësi shumë e madhe.

Zv.Presidentët e “Hysenbelliu Group” dhe drejtuesit e Fondacionit “FAB”, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu udhëheqin këtë mision në emër të mbështetjes jo vetëm në fundvit, të fëmijëve me nevoja të veçanta, por për t’iu kthyer atyre buzëqeshjen si gjithë fëmijët e tjerë, duke dhënë shembullin e denjë dhe human për shoqërinë.

1Fondacioni ‘FAB’, e ka shndërruar në traditë që çdo prag festash të ndihmojë fëmijët jetimë të të gjithë Shqipërisë, si dhe ata me aftësi të kufizuara, që janë gjithashtu fëmijë specialë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top