Në fokus

September 29, 2018 | 8:10

Tragjedia e heshtur që po prek fëmijët e sotëm

“Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të shkojë nën trajtimin me ilaçe”

“Ka një tragjedi të heshtur që po ndodh tani, në shtëpitë tona, dhe ka të bëjë me bizhuteritë tona më të çmuara: fëmijët tanë. Nëpërmjet punës sime me qindra fëmijë dhe prindër si një ergoterapiste, pashë këtë tragjedi të shpalosur përpara syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje emocionale shkatërruese! “. Kështu filloi një artikull nga Victoria Prooday, një psikoterapiste kanadeze (me origjinë ukrahinase) e specializuar në ergoterapi dhe që punon me fëmijët, prindërit dhe mësuesit.

Siç thuhet në artikull, statistikat alarmante të publikuara në 15 vitet e fundit, tregojnë për rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike te fëmijët, të cilat po arrijnë nivele pothuajse epidemike:

– 1 fëmijë në 5 ka probleme të shëndetit mendor

– Çrregullimet e spektrit ADHD (deficiti i vëmendjes / hiperaktiviteti) janë rritur me 43%

– Mes adoleshentëve, depresioni është rritur me 37%

– Te djemtë midis 10 dhe 14 vjet, vetëvrasjet janë rritur me 200%

Sipas saj, autori i problemeve aktuale të shumë fëmijëve, janë prindërit dhe mjedisi rrethues.

Sot fëmijët privohen nga baza e një fëmijërie të shëndoshë që janë: prindër emocionalisht të pranishëm, kufij të mirëpërcaktuar dhe figura të lidershipit, përgjegjësia, ushqimi i balancuar dhe numri i mjaftueshëm i orëve të gjumit, lëvizjes dhe jetës në mjedise të hapura, ndërveprimet sociale, mundësitë për të pasur kohë të lirë dhe momente të mërzitshme.

Përkundrazi, fëmijëve të sotëm u ofrohen: prindër “të shkelur në mënyrë dixhitale“, prindër që i lejojnë fëmijët të “urdhërojnë“, binden se çdo gjë është e duhur, ushqim të pabalancuar dhe disa orë gjumë, jetë sedentare brenda shtëpisë, stimulim i vazhdueshëm, babysitter teknologjike, kënaqësi e menjëhershme, mungesa e momenteve të mërzisë.

Çfarë duhet të bëni atëherë?

Këtu janë këshillat e psikoterapeutit për prindërit:

-Vendosni kufij, dhe mbani mend se jeni prindërit e fëmijës, jo të miqve.

-Jepini fëmijës tuaj një mënyrë jetese të balancuar, me ato që i nevojiten, jo vetëm ato që ai dëshiron.

-Mos kini frikë të thoni “Jo!” Kur ajo që fëmija dëshiron nuk është ajo që ka nevojë.

-Jepini fëmijës tuaj ushqime të shëndetshme.

-Kaloni të paktën një orë në ditë në një hapësirë të gjelbër: ecni me biçikletë, në këmbë, peshkoni, shikoni insektet ose zogjtë.

-Largoni telefonat celularë gjatë ushqimit.

-Organizoni lojëra.

-Bëjini fëmijët tuaj të kryejnë punë të vogla shtëpiake.

-Sigurohuni që fëmija të flejë një numër të mjaftueshëm orësh në një dhomë pa pajisje teknologjike.

-Mësojini atij përgjegjësinë dhe pavarësinë dhe mos e mbroni nga dështimet e vogla. Në këtë mënyrë, ai do të mësojë të kapërcejë sfidat e mëdha të jetës!

-Mos ia përgatisni çantën e shkollës, mos ia sillni atë! Nëse harroi ushqimin apo ditarin në shtëpi, mos ia ço në shkollë! Mos e bëj gati bananen për një fëmijë 5-vjeçar. Mësojeni se si ta bëjë!

-Mundohuni t’i lejoni hapësira për t’u “mërzitur”, sepse pikërisht në momentet e mërzisë nxitet kreativiteti!

-Mos e konsideroni veten burim argëtimi për fëmijët tuaj!

-Mos e shqetëso me teknologjinë!

-Mos përdorni mjete teknologjike gjatë ngrënies, në makinë, në restorant, apo në supermarkete!

-Përdorini këto momente si mundësi për t’i mësuar fëmijët të jenë aktivë edhe në kohë mërzie!

-Ndihmojini ata të krijojnë një “çantë të ndihmës së parë” kundër mërzisë, me aktivitete dhe ide për këto momente!

-Jini të pranishëm për fëmijët tuaj dhe mësojini ata se si të disiplinohen dhe sillen!

-Fikini telefonat celular kur fëmijët të shkojnë në shtrat, për të shmangur hutimin!

-Mësojini fëmijët se si të njohin dhe menaxhojnë zemërimin ose frustrimin!

-Mësojini të përshëndetin, të ndajnë gjërat, si të qëndroni në tavolinë, të falënderojnë!

-Jini pranë fëmijës nga një këndvështrim emocional: buzëqeshuni, përqafojini, lexoni për të, luani së bashku.

“Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se një brez i tërë të shkojë nën efektin e ilaçeve. Nuk është ende vonë, por së shpejti mund të jetë “, përfundon Victoria Prooday.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top