5 mënyra për t’u argëtuar dhe mbajtur në trajnim muskulin më të rëndësishëm: trurin.
“Sa më shumë e përdor trurin, aq më shumë mend ke për të vënë në punë”
George A. Dorsey.
A e dini se ngarkimi i trurit çon në degradimin e tij? Të ndodh të përballesh me ngatërrime germash ndërsa je duke lexuar? Atëherë, ndoshta ka ardhur momenti të trajnosh mendjen tënde!
Provimet universitare, intervistat e punës, projektet personale: në të gjitha këto kontekste, një mendje e trajnuar është një faktor kritik për suksesin. Logjika, kapaciteti i përllogaritjeve, kujtesa dhe vëmendja nuk janë të lindura, por kanë aftësinë për t’u zhvilluar në sajë të një stërvitjeje të duhur.
Ja pra 5 burime për të trajnuar mendjen tuaj, pa harruar argëtimin:
Lumosity
Një nga trajnimet më të famshme të mendjes në internet, Lumosity, është zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Stanfordit. 10 minuta stërvitje në ditë në sajë të ushtrimeve dhe ju do të ndjeni që truri juaj do të jetë më i përgjegjshëm. Një lojë e shpejtë llogaritjeje mendore, mjaft e dobishme është “Rain Drop”. Për fat të keq Lumosity nuk është falas, dhe këtë mund ta provoni pa pagesë për 15 ditë: por cilësia shpesh ka dhe një çmim.
Llogaritje e shpejtë mendore
Një nga ushtrimet më të efektshme për të mbajtur në trajnim trurin tuaj është padyshim llogaritja e shpejtë mendore. Makinat llogaritëse dhe kompjuterët e kanë atrofizuar tashmë këtë aftësi, vetëm për të shmangur vështirësitë përmes frontit të shumëzimeve të thjeshta, gjatë një interviste pune. Interneti ofron shumë burime falas dhe teknika për të zhvilluar aftësinë tuaj për llogaritje të shpejtë mendore. Ja disa prej tyre: lojë matematike e shpejtë, aplikim i lirë flash për të testuar shpejtësinë tuaj të llogaritjes me operacionet themelore matematikore; beatcalc, një koleksion i gjerë i teknikave kompjuterike të shpejta, probleme logjike, të cilat nuk janë të lidhura direkt me llogaritjet e shpejta, por ato janë një mjet i vlefshëm për të zhvilluar aftësitë tuaja të logjikës.
Brain challenge
Është treguar se për të mbajtur në trajnim trurin tonë, janë mëse të vlefshme 10 minuta në ditë. Radhët në supermarket, zyra postare, udhëtime me metro / tren / autobus dhe në përgjithësi të gjithë të ashtuquajturat “kohë e vdekur”, janë çastet e duhura për të bërë seancën tuaj të stërvitjes së mendjes. Nëse keni një iPhone, ju mund të përdorni Brain Challenge: ky aplikim për iPhone ju jep dhjetëra ushtrime që kanë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të ndryshme mendore, një grafikë të përpiktë dhe përdorshmërisë së shkëlqyer.
Librat
I keni parasysh ato paralelepipedë prej letre apo kartoni që i urrenit aq shumë në shkollë? Librat janë një nga burimet më të mira për të zgjeruar horizontet e mendjes suaj, ta mbani atë të freskët dhe ta bëni sa më reaktive. Një libër mund t’ju motivojë, t’ju bëjë të buzëqeshni, t’ju bëjë të bini në dashuri, mund t’ju bëjë të ëndërroni e mbi të gjitha t’ju rrisë.
Të rejat
Nëse në pak vite, nuk doni të gjendeni me 2 neurone mërzie dhe lodhjeje, nuk ka shërim më të mirë se sa të bërit e një gjëje të re çdo ditë. Askush nuk të sugjeron të kalosh majën e Everestit të enjteve apo të bësh sërf të premteve në Brazil, mjafton shumë më pak: ndryshoni mënyrën e të shkuarit në punë, flisni me një të panjohur, mësoni një gjuhë të huaj, hani një pjatë që nuk e keni shijuar më parë, lexoni një blog të ri (por pastaj kthehuni e më gjeni) filloni tani të mendosh për diçka të re për të bërë… dhe plotësoni hapësirën boshe!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.