Gjetjet nga eksperimentet dhe studimet e ndryshme, sugjerojnë se trajnimi muzikor gjatë fëmijërisë, edhe për një periudhë të shkurtër dyvjeçare, mund të përshpejtojë zhvillimin e trurit, përpunimit të tingujve dhe për rrjedhojë ata përfitojnë një përvetësim të shpejtë të gjuhës si:
– të folurit më një fjalor më të pasur se moshatarët
– aftësi shumë të mira leximi
– aftësi shumë të mira logjike në koordinimin e informacionit dhe arritjen më të shpejtë të konkluzioneve
– aftësi më të mira matematikore
– zhvillim të shpejtë të aftësive që angazhojnë fusha të tjera të ngjashme të trurit
Nga kjo mund të përfitojnë në veçanti fëmijët me probleme në të folur dhe sidomos, fëmijët në rrezik për shkak të statusit të ulët socio-ekonomik, që përjetojnë më shumë vështirësi me zhvillimin e gjuhës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.