Zgjedhjet që bëjmë çdo ditë ndikojnë në varjen e lëkurës. Ne të gjithë duam lëkurë të butë dhe të tonifikuar, por teksa plakemi, lëkura fillon të humbasë elasticitetin e saj natyror dhe ne mbetemi me një lëkurë që mund të varet. Ka shumë arsye përse mund të ndodhë që lëkura juaj të lëshohet, por ka edhe disa mënyra natyrale për ta trajtuar atë.
Cilat janë shkaqet e varjes së lëkurës?
- Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve të diellit.
Lëkura juaj mund të lëshohet nëse jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme të diellit për periudha të gjata kohore. Ndotja e ajrit dhe toksinat që vijnë nga mjedisi shpejtojnë procesin dhe dëmtojnë elasticitetin e lëkurës.
- Plakja
Shkaku më i zakonshëm i varjes së lëkurës është plakja. Kur moshoheni, lëkura juaj fillon të humbasë elasticitetin e saj natyral. Përmbajtja e yndyrës në trup, e cila normalisht shpërndahet në mënyrë të barabartë, gjithashtu humbet vëllimin e saj që çon në formimin e qeskave, duke shkaktuar kështu varjen e lëkurës.
- Humbja e shpejtë e peshës
Humbja e peshës shumë shpejt nuk i jep lëkurës tuaj mjaft kohë për t’u tonifikuar.
- Jetesë jo e shëndetshme
Mangësitë ushqyese për shkak të një diete të dobët mund të pengojnë prodhimin e kolagjenit. Mungesa e aktivitetit fizik që çon në qarkullimin e dobët të gjakut, por dhe rrudhat gjithashtu shkaktojnë lëshimin e lëkurës.
Trajtimet për tonifikimin e lëkurës, që mund t’i bëni vetë në shtëpi
- Vaj kokosi
Vaj i kokosit ngadalëson procesin e plakjes duke ofruar një mori të ushqyesve dhe antioksidantëve të dobishëm për lëkurën tuaj. Gjithashtu hidraton lëkurën dhe çliron poret e bllokuara, vijat e holla apo rrudhat që po formohen. Merrni disa pika vaj kokosi në pëllëmbën tuaj, dhe aplikojeni butësisht në fytyrën tuaj. Përhapeni me lëvizje rrethore dhe masazhojeni fytyrën tuaj për rreth pesë ose dhjetë minuta. Lëreni ashtu gjatë gjithë natës. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë në mëngjes.
- Vaj i sinapit (vaji i farave të mustardës)
Vaj i sinapit është i pasur me vitaminë E dhe mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e përsosur. Aplikimi në lëkurën tuaj gjithashtu mund të nxisë qarkullimin e gjakut, duke ju dhënë një lëkurë të butë dhe pa rrudha. Nxehni vajin e sinapit. Aplikojeni atë në fytyrën tuaj (ndërsa është e ngrohtë) me lëvizje rrethore. Mund ta përdorni edhe në të gjithë trupin tuaj. Më vonë shpëlajeni.
- Vaji i bajames
Vaji i bajames ushqen lëkurën duke e furnizuar atë me Vitaminë E. Ky vaj gjithashtu hidraton lëkurën, trajton rrudhat dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Merrni pak vaj bajame në një tas dhe aplikojeni në të gjithë trupin tuaj. Masazhoni trupin për 20 minuta. Bëni një dush pas njëfarë kohe. Provojeni këtë mënyrë çdo dy ditë për të pasur rezultate më të mira.
- Vaj avokadoje
Vaji i avokados është i pasur në vitamina A, B dhe E dhe mund të rritë prodhimin e kolagjenit në trupin tuaj. Ky vaj përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe zvogëlon shenjat e plakjes së lëkurës. Merrni pak vaj avokadoje në pëllëmbën tuaj dhe aplikojeni atë në të gjithë trupin tuaj. Lëreni të veprojë për një orë dhe më pas bëni dush.
- Suplementet e vajit të peshkut
Marrja e suplementeve të vajit të peshkut nuk përmirëson vetëm fuqinë tuaj të kujtesës dhe funksionimin kognitiv, por gjithashtu mund të forcojë lëkurën tuaj. Këto suplemente përmbajnë Vitaminë E, e cila dihet se përmirëson elasticitetin e lëkurës. Merrni dy ose tre kapsula me vaj peshku dhe çajini ato. Me përbërjen brenda tyre masazhoni fytyrën. Lëreni të veprojë gjatë natës dhe lajeni fytyrën herët në mëngjes.
- Vaj ulliri
Vaji i ullirit ruan hidratimin në lëkurën tuaj dhe e furnizon atë me vitaminë E, duke e bërë lëkurën tuaj të butë dhe rrezatuese. Pasi keni bërë dush dhe keni tharë lëkurën me peshqir, merrni vaj ulliri dhe masazhoni butësisht gjithë trupin.
- Vezë dhe mjaltë
Vezët mund ta bëjnë lëkurën tuaj elastike duke e furnizuar atë me proteinat e nevojshme. Dhe mjalti nga ana tjetër bën që të ruhet hidratimi i lëkurës. Përzieni të bardhën e vezës dhe mjaltin në një tas dhe bëni maskë për fytyrën. Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni. Bëjeni këtë maskë tre herë në muaj.
- Bananet
Ato kanë vitamina dhe minerale thelbësore që janë të nevojshme për tonifikimin e lëkurës, siç janë vitaminat A, B, C dhe D, si dhe zinku, kaliumi, magnezi dhe hekuri. Bananet gjithashtu mund të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe reduktimin e shenjave të plakjes.
Merrni një banane të pjekur dhe copëtojeni. Shtoni disa pika lëng limoni në të dhe përziejini mirë. Aplikoni maskën në fytyrën tuaj. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni. Provojeni këtë maskë dy herë në javë për rezultate më të mira.
- Lëng domateje
Lëngu i domates ka antioksidantin likopene i cili pastron lëkurën tuaj. Lëngu i domates gjithashtu jep një ton të barabartë të lëkurës dhe e forcon atë. Merrni një domate organike të papërpunuar dhe me një blender merrini vetëm lëngun. Me një cipë pambuku aplikoni lëngun e domates në lëkurë, sidomos në vendet ku keni nevojë. Lëreni për 15 minuta dhe më pas lajeni duke përdorur ujë mineral.
- Kos
Kosi bën mrekulli për lëkurën. Prania e acidit laktik tek kosi mund të pastrojë poret dhe të rrisë elasticitetin e lëkurës. Përveç kësaj, kosi i jep një shkëlqim natyror fytyrës tuaj. Merrni pak kos dhe shtoni disa pika lëng limoni në të. Aplikojeni përbërjen në fytyrë. Lëreni për pesë minuta dhe më pas shpëlajeni duke përdorur ujë të ftohtë.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.