Këshilla & Arsye

November 2, 2016 | 11:17

Trajtimi i hershëm redukton simptomat e autizmit tek fëmijët

Seancat terapeutike të kryera në moshën 2-vjeç ndihmojnë për të përmirësuar komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve autik, si dhe lejon uljen e simptomave të sëmundjes. Rezultati vazhdon deri në moshën 6-vjeçare.

Hulumtimi i pari i këtij lloji është i bazuar në një grup prej 152 fëmijësh, të moshës 2 dhe 4 vjeç.

Atyre u janë dhënë aktivitete dhe lojëra komunikimi për gjashtë muaj dhe efektet pozitive janë vënë re deri në gjashtë vjet pasi terapia kishte përfunduar.

Fëmijët të cilët kanë marrë terapi të hershme kanë treguar 17% më pak simptoma të rënda gjashtë vjet më pas dhe përmirësim të madh në komunikim me prindërit e tyre,  përmirësimin e marrëdhënieve me fëmijët e tjerë, në komunikim social dhe sjelljet e përsëritura.

Megjithatë, ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në shëndetin mendor të të dy grupeve të fëmijëve (ankth, depresion, sjellje jo normale).

“Ndërsa këta fëmijë rriten do të vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetje në shumë aspekte të jetës së tyre”, thonë autorët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top