Në fokus

March 19, 2019 | 11:09

Trajtimi i ri për Alzheimer rikthen tërësisht funksionin e kujtesës

Studiuesit australianë kanë krijuar një teknologji jo-invazive, me ultratinguj që pastron trurin nga pllakat neurotoksike amiloide përgjegjëse për humbjen e kujtesës dhe rikthimin e funksionit njohës tek pacientët me sëmundjen Alzheimer.

Nëse një person ka sëmundjen Alzheimer, zakonisht është si rezultat i një akumulimi të pllakave amiloide dhe koklavitja e fibrave nervore. Pllakat e amiloideve gjenden midis neuroneve dhe krijojnë grupe të dendura molekulash beta amiloide.

Koklavitjet e fibrave nervore janë gjetur brenda neuroneve të trurit dhe janë shkaktuar nga proteinat e dëmtuara që grumbullohen në një masë të dendur dhe të pazgjidhshme. Kjo shkakton zgjatime të vogla të quajtura mikrotubula, që prishin transportin e materialeve thelbësore si ushqyesve dhe organeleve.

Meqë nuk kemi asnjë vaksinë ose masë preventive për sëmundjen Alzheimer, një sëmundje që prek 50 milion njerëz në mbarë botën, ka pasur një garë për të gjetur se si ta trajtojmë më mirë, duke filluar me atë se si të pastrohet truri i pacientëve nga proteinat e dëmtuara dhe beta amiloidet.

Tani një ekip nga Instituti i Trurit të Queensland në Universitetin e Queensland kanë gjetur një zgjidhje shumë premtuese. Ekipi   përshkruan teknikën e përdorimit të një lloji të veçantë të ultratingujsh të quajtur ultratinguj terapeutik, i cili dërgon valë të zërit tek indet e trurit në një mënyrë jo invazive. Meqenëse ato lëkunden me shpejtësi të madhe, këto valë janë në gjendje të hapin butësisht pengesën për kalimin e gjakut në tru, e cila është një shtresë që mbron trurin nga bakteret dhe stimulon qelizat mikrogliale për të lëvizur. Qelizat mikrogliale janë kryesisht mbetje celulare, të cilat janë në gjendje të eliminojnë aglomeratet toksike amiloide.

Studiuesit raportuan për një rikthim të plotë të kujtimeve në 75% të minjve që shërbenin si kafshë testuese, me zero dëmtime për indet përreth të trurit. Ata zbuluan se minjtë e trajtuar kryen më mirë tre detyra kujtese: një labirint, një provë për t’i bindur ata të njihnin objekte të reja dhe një për të kujtuar vendet që duhet të shmangnin.

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top