Këshilla e Brigette Hyacinth, një eksperte në menaxhimin e burimeve njerëzore: “Ne nuk duhet t’i marrim punëtorët tanë si të mirëqenë. Nuk është vetëm çështje parash”
“Kujdesuni për punonjësit tuaj sepse ata do të kujdesen për kompaninë tuaj”. Fjalët e një prej miliarderëve më të famshëm në botë, Richard Branson, janë shfaqur këto ditë në një postim të nënshkruar nga Brigette Hyacinth, me një titull shumë elokuent: “Punonjësit besnikë janë një burim, jo një barrë”. “Sistemi ynë është zhytur në këtë skemë që priret të ushqehet vetë: të rritet vlera e aksionarëve me çdo kusht pa u shqetësuar për faktorin njerëzor. Për fat të keq, nëse nuk kuroni kancerin në rrënjën e pemës, do të humbisni jo vetëm degët por gjithë bimën”, shkruan Hyacinth, një eksperte në menaxhimin dhe udhëheqjen e burimeve njerëzore.
“Kam parë që shumë punëdhënës i marrin si të mirëqenë punonjësit e tyre. Ata janë të bindur që kurrë nuk do të largohen dhe kjo është arsyeja pse ata nuk pranojnë të plotësojnë ndonjë prej kërkesave të tyre, qoftë kjo rritje e pagave apo një pushim shtesë”, thekson Hyacinth. “Punëtorët duan të shpërblehen për punën e tyre dhe kontributin e tyre, por paraja është vetëm një aspekt. Shumë njerëz thjesht duan të vlerësohen për punën e tyre. Ata duan autonomi dhe fleksibilitet. Kur ata kanë më shumë qeverisje mbi punën e tyre ata kanë tendencë të veprojnë me më shumë përgjegjësi.”
Pastaj ekziston edhe një arsye tjetër pse kompanitë duhet t’i mbajnë pranë punëtorët e tyre. “Kur një kompani humbet një punonjës të mirë, kjo i bën kolegët të mendojnë:”Pse do të largohet nga puna ai person? Pse do të largohet nga ndërmarrja?”.
“Punonjësit – vazhdon Hyacinth – janë burimi më i madh për një kompani”. “Ata janë shtylla kurrizore e çdo organizate. Që një industri të mbetet e fortë, punonjësit duhet të mbahen të lumtur. Punonjësit seriozë gjithmonë do të jenë më të motivuar të bëjnë më shumë. Gjestet e mira fillojnë në shtëpi. Nëse doni të përfitoni sa më mirë prej tyre, trajtojini mirë”.
Burimi / https://www.repubblica.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.