Në Milano u bë transplantimi i parë i qelizave pankreatike, i cili i lejoi një pacienti të shërohej nga diabeti i tipit 1 dhe të ndalonte marrjen e insulinës.
Në Spitalin Niguarda në Milano u bë transplantimi i parë i qelizave pankreatike, i cili i lejoi një pacienti 41-vjeçar të shërohej nga diabeti i tipit 1 dhe t’i thoshte lamtumirë insulinës. Teknika e përdorur është zhvilluar nga Camillo Ricordi i cili drejton Institutin e Kërkimit të Diabetit (DRI) të Universitetit të Miami. Ndërhyrja përfshinte ekipin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Transplantimit, atë të Anestezisë dhe Reanimacionit, Diabetologjisë, Nefrologjisë dhe Terapisë së Tretjes.
Operacioni konsiston në transplantimin e qelizave pankreatike në membranën që rrethon organet e barkut. Në praktikë qelizat, pa të cilat njeriu vuan nga diabeti i tipit 1, futen në mënyrë kirurgjikale. Kur qelizat e pankreasit nuk kryejnë detyrën e tyre, insulina është e pakët dhe nivelet e glukozës që duhet të rregullohen rriten deri në pikën e shkaktimit të hiperglicemisë dhe, në rastet më të këqija, çon në gjendje kome. Prandaj, për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 1, pacientët duhet të monitorojnë vazhdimisht nivelin e insulinës në gjak, në mënyrë që të mund të marrin dozën e nevojshme në rast nevoje.
Në këtë mënyrë funksionimi i qelizave të pankreasit, largon rrezikun e rënies së insulinës dhe shëron diabetin tip 1, siç ishte rasti i pacientit 41-vjeçar, në Milano, i cili sipas të dhënave zyrtare të spitalit, “ai është mirë dhe nuk ka më nevojë të injektojë insulinë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak”.
Lajmi tjetër i mirë është gjithashtu se pacienti nuk rrezikon mospërshtatjen. Qelizat e pankreasit, të dhuruara nga një subjekt i shëndetshëm, janë përfshirë në një “skelë biologjike” që bashkohet me plazmën e pacientit me trombinë në një substancë xhelatinoze që ngjitet në omentum (ind shumë vaskularizues që mbulon organet e barkut). “Trupi – shpjegojnë ata – gradualisht thith xhelin duke lënë qelizat të paprekura, ndërsa formohen enë të reja gjaku që sigurojnë oksigjenimin dhe lëndët e tjera ushqyese, të nevojshme për mbijetesën e qelizave”.
Burimi / https://scienze.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.