Në fokus

January 22, 2016 | 10:16

Trauma që shkakton një stalker

fleuraNga:Fleura Shkëmbi

Stalking është në gjuhën angleze dhe ka filluar të përdoret nga media me të njëjtin term rreth shekullit 20. Kemi parë personazhe të tillë në filma, por edhe në jetën e përditshme. Por çfarë e bën dikë që të sillet në këtë mënyrë?

Persona të tillë kanë një besim të gabuar se një person i do (me një term tjetër quhet Erotomania), duke e besuar fuqishëm këtë fakt, sepse janë ata vet të cilët kanë nevojë për dashuri dhe për shpërblim. Shpesh ata mund të bëjnë veprime të cilat janë të ligjshme dhe të pranueshme si p.sh. të marrin në telefon, të dërgojnë dhurata ose e-mail pafund. Mund të jetë një person që e njohim ose jo, i cili na ndjek ditë e natë, kur telefonon sigurohet që viktima ta dijë se ai/ajo i ka ndjekur duke i treguar se ku ka qenë, çfarë ka pasur veshur, me kë është takuar, i tregon emra të personave më të cilët njihet viktima, sepse ai/ajo ka filluar të pyesë kudo për viktimën.

Fillimisht ky/kjo person kur të telefonon ose të takon, të thotë se të do shumë, se ka rënë në dashuri me ty, por kur refuzohet për një periudhë të caktuar dhe e kupton se nuk po merr atë që dëshiron, atëherë fillon me pjesën tjetër të dhunës dhe të përndjekjes.

Dikush tregonte se i kishte dërguar kaq shumë e-maile, sa personi në anën tjetër e kishte bllokuar, ndërsa dikush tjetër kishte përfunduar në rajon policie, sepse obsesioni i ish-partnerit kishtë qenë i pa përballueshëm lidhur me telefonatat e bëra në çdo kohë. Këta persona mund të përdorin kërcënime ose për të frikësuar viktimën e tyre, mund të bëjnë sulme fizike deri të hyjnë edhe brenda në banesë, por më të pazakonta janë sulmet seksuale.

Studimet, femrat më të përndjekurat

Në Angli shumica e personave të tillë janë ish-partnerët ndërsa të sëmurët janë në një pakicë të rasteve të dyshuara. Efektet psikologjike që ju shkaktohen viktimave janë të shumta, duke filluar nga shqetësimet në jetën e përditshme për t’i shpëtuar ndjekësit, ndryshime të vendit të punës, ndryshim të banesës, numrave të telefonit saqë mund të arrijë deri në izolim kur rasti bëhet i rrezikshëm. Kjo ndjekje është një formë e sulmit mendor që disbalancon botën emocionale të viktimës e cila nuk ka më lidhje më ndjekësin. Nga studimet ka dalë që femrat përndjekin femra të tjera, ndërsa meshkujt ndjekin femrat, por në Amerikë në 2009 rezulton se shumica e meshkujve ishin ndjekur nga femrat. Çdokush mund të jetë viktimë e tyre, sepse studimet kanë parë që viktimat kanë qenë nga 10 deri në 73 vjeç, si femra edhe meshkuj, të të gjitha niveleve social-ekonomike dhe mund të zgjasë nga 1 muaj deri në 43 vjet, por në shumicën e rasteve nga 6 muaj deri në 2 vjet.

Kategoritë e stalker-ve

Psikologët shpesh i ndajnë në dy grupe: psikotikë dhe neurotikë. Këta persona vërtet mund të kenë pasur çrregullime dhe elemente psikotikë, por shumica e vërtetë e tyre janë neurotikë, që mund të vuajnë nga varësia nga substancat dhe nga çregullime të personalitetit. Ndjekja e viktimave mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm psikologjikë, duke përfshirë zemërimin, armiqësinë, projektimin e fajit, obsesionit, varësi ndaj viktimës dhe xhelozi. Ndjekësi nuk ka ndjenja antipatike ndaj viktimës, por thjesht një mall që nuk mund ta përmbushë për shkak të problematikave të pëersonalitetit të vet apo të mënyrës së jetesës. Ka disa lloje të tillë ndjekësish si: ata që ndihen të refuzuar nga ish-partnerët pas një ndarje apo divorci (e gjeja në shkallët e shtëpisë te dera, tregon një mashkull, i cili sapo ishte ndarë nga partnerja e vet edhe pse e kishte ndërruar shtëpinë); ata të cilët e ndjekin viktimën për hakmarrje dhe shpesh janë të motivuar nga dëshira për të frikësuar dhe trembur viktimën; ata të cilët ndihen të vetmuar dhe kërkojnë intimitet dhe besojnë se viktima është një mik i shumëkërkuar dhe tani që u takuan nuk duhet të ndahen dhe duhet të ëndërrojnë së bashku; ata të cilët besojnë se dikush u ka dhënë sinjale dhe i dashuron, ndërkohë që viktimat janë në një marrëdhënie tjetër dhe as që e kanë menduar një lidhje të tillë. Fiksimi i tyre është aq i fuqishëm saqë kalojnë edhe në veprime të dhunshme, sepse e besojnë fuqishëm atë që mendojnë.

Njekësi merr jetën e viktimës. Ai/ajo është një model i kërcënimeve dhe veprimeve që ka për qëllim për të frikësuar dhe terrorizuar viktimën. Ata mund të çojnë në dëmtim serioz ose edhe vdekje. Trauma lidhur me stalker mund të ketë afat të gjatë dhe efekte shkatërruese jo vetëm mbi viktimën, por familjarët e tyre, miqtë dhe madje edhe te bashkëpunëtorët.

Çfarë është një stalker? Vetëm pyetni ndonjë viktimë të tyre dhe përgjigja do të jetë akoma dhe më e qartë!!!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top