Këshilla & Arsye

August 20, 2019 | 8:20

Tre besime budiste që do t’ju bëjnë më të lumtur

Ju nuk keni pse të praktikoni joga ose të ndiqni një dietë për të përfituar nga tre besime Budiste që do t’ju bëjnë më të lumtur. Pra, pavarësisht nga bindjet tuaja, në këtë artikull do të gjeni tre elementë të fuqishëm të filozofisë Budiste që mund t’i përfshini çdo ditë në mënyrë që jeta juaj të shkojë në drejtim të lumturisë.

3 besimet Budiste që do t’ju bëjnë të jeni më të lumtur

Dukkha: jeta është e dhimbshme dhe shkakton vuajtje

Sipas shumë njerëzve, filozofia Budiste është negative dhe tepër pesimiste. Kjo për shkak se një nga bindjet e tij më të famshme mund të përkthehet në “jeta po vuan”. Por në realitet ai nuk po thotë se ekzistenca jonë është e vështirë dhe duhet të përballemi, por përkundrazi duhet të njohim dhimbjen dhe vuajtjen.

Si mund ta përdorni çdo ditë këtë besim Budist?

E gjitha çfarë duhet të bësh është të pranosh që dhimbja do të jetë pjesë e jetës tënde. Praktikoni pranimin përballë konfliktit, ndaloni t’i përmbaheni idesë se jeta është e lehtë dhe pa dhimbje. Përqafoni papërsosmërinë, hapni zemrën drejt pasigurisë dhe lëshoni këtë besim të gabuar.

Anitya: jeta po ndryshon vazhdimisht

Anitya ose përkohshmëria do të thotë që jeta ndryshon vazhdimisht. Prandaj është e pamundur ta përsërisim ose të kthehemi në një moment që sapo mbaroi. Çdo ditë që kalon qelizat tona janë të ndryshme, mendimet tona zhvillohen, temperatura dhe cilësia e ajrit ndryshojnë. Gjithçka përreth nesh është e ndryshme. Gjithmonë.

Kur ndjehemi veçanërisht të pakëndshëm, koncepti i përkohshmërisë  mund të jetë në mënyrë paradoksale ngushëllues. Me fjalë të tjera: nëse asgjë nuk është e përhershme, ne e dimë se dhimbja jonë do të kalojë. Është gjithashtu e vërtetë që edhe kur përjetojmë gëzim, kjo ide mund të duket tepër stimuluese.

Si mund ta përdorni çdo ditë këtë besim Budist?

Festoni idenë e ndryshimit, pranoni konceptin se gjithçka ndryshon vazhdimisht. Edhe kur ideja e përkohshmërisë mund të duket e frikshme, na ndihmon të vlerësojmë gjithçka që po përjetojmë në të tashmen. Marrëdhëniet tona, trupi, disponimi, shëndeti, koha. E gjithashtu këpucët tona të preferuara, puna jonë, rinia dhe mendjet tona.

Anatma: vetvetja ndryshon gjithmonë

Kultura jonë na ka shtyrë të besojmë se ekziston një “Unë” konkret dhe i vazhdueshëm i fshehur diku tek ne. A është midis zemrës dhe mëlçisë? Apo diku në trurin tonë? Askush nuk e di! Budizmi, megjithatë, supozon se nuk ka asnjë “Unë” të caktuar dhe të qëndrueshëm. Në përputhje me Anitya (përkohshmërinë), qelizat tona, kujtimet, mendimet dhe rrëfimet personale ndryshojnë me kalimin e kohës. Sigurisht, secili prej nesh ka disa karakteristika që i përdor për të identifikuar veten, për të ndjerë ndjenjën e “Un-it”.

Por ideja e një ‘Un-i’ të vazhdueshme është një histori tjetër që na e ka treguar kultura jonë. Është një histori që ne mund ta ndryshojmë dhe për këtë arsye të pranojmë idenë që ne vetë mund të ndryshojmë, në çdo kohë, në çdo vend.

Si mund ta përdorni çdo ditë këtë besim Budist?

Në vend që të përqendrohemi tek “gjetja e vetvetes”, ne duhet të jemi të përkushtuar në krijimin e vetvetes që duam të jemi në çdo kohë. Është e mundur që ne të jemi dhe të ndihemi ndryshe sot në krahasim me atë sesi ishim dhe jemi ndier dje. Të qenit në depresion sot nuk do të thotë se do të jemi në depresion përgjithmonë. Ne mund t’i falim të tjerët dhe mbi të gjitha mund të falim vetveten. Sapo të heqim dorë nga lidhja jonë ndaj idesë së konstantes “Unë”, mund të prehemi më të qetë me ndryshimin e vazhdueshëm të pranishëm gjatë gjithë jetës. Në çdo moment të ri, ne vetë jemi të ri.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top