Këshilla & Arsye

January 10, 2020 | 8:22

Tre mënyra për të frenuar mendimet dhe emocionet negative

Jeta jonë është e përbërë nga emocione me një mijë hije, ato të bukura plot dritë dhe që e bëjnë zemrën të rrah fortë dhe ato të errëta që krijojnë ankth, shqetësim dhe mendime negative. Emocionet negative janë ato që kushtëzojnë mënyrën tonë të të jetuarit dhe të menduarit dhe që shkaktojnë një vorbull ankthi dhe frike që ndonjëherë të merr frymën.

Çfarë duhet të bëni për të frenuar këto lloj emocionesh që ndonjëherë ju marrin frymën dhe ju largojnë shpresën për të ardhmen? Janë tre mënyra që ju ndihmojnë për të frenuar emocionet dhe rrjedhimisht edhe mendimet negative. Sekreti? Duhet kuptuar që gjithçka fillon nga ne dhe mund të ndryshohet nga vetë ne.

Tre mënyra për të frenuar emocionet dhe mendimet negative

Nëse jeni në mesin e atyre që duhet të merren me ankthin, panikun dhe një turmë mendimesh negative që mbushin mendjen çdo ditë, këtu janë tre mënyra për të qetësuar emocionet negative si zemërimi, pakënaqësia, frika, vetmia dhe shqetësimi.

  1. Pranimi

Të pranosh dhe të kuptosh që gjendja negative emocionale i përket një momenti që do të kalojë, do të ndihmojë në racionalizimin e momentit dhe të pranosh që jeta nuk mund të jetë gjithnjë e përsosur. Të qenit i vetëdijshëm se emocionet si zemërimi ose frika ekzistojnë dhe kanë hyrë në jetën tonë, do të na ndihmojë të jetojmë momentin dhe të çlirojmë frikën tonë më të thellë.

  1. Kuptimi

Kur biem në kontakt me mendimet dhe frikën tonë negative, ajo që mund të na ndihmojë ta kapërcejmë atë është të kuptojmë se nga kanë lindur dhe si. Cilat janë rrethanat që shkaktuan emocionin negativ? Në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje të analizojmë veten në thellësi, të kuptojmë sesi mendimet tona rrjedhin dhe arrijnë të ndikojnë në jetën tonë.

  1. Luftimi

Sapo të kuptohet natyra e mendimeve tona dhe gjithashtu shkaku i emocioneve negative, këto gjendje shpirtërore mund të luftohen, duke kundërshtuar me një mendim të fuqishëm pozitiv, një ‘mantra ’që mund të largojë negativitetin që ka mbuluar mendjen tonë. Gjetja e një fraze pozitive, duke u ulur ose shtrirë në një vend të qetë dhe duke medituar këto fjalë plot shpresë dhe dritë, do të na ndihmojë të largojmë mendimet dhe emocionet që kanë dëmtuar qetësinë tonë dhe do të na shërojnë nga brenda.

 

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top