Mirëqenie

November 16, 2016 | 9:13

Tre ushtrime…Për të mos u bërë skllevër të ushqimit

1Hani shumë, dhe nuk mundeni ta kontrolloni veten? E dini, se duhet të hani më pak, pa e ekzagjeruar sigurish? Po si t’ia bëni? Mënyrat ekzistojnë. Ja tre ushtime të cilat vlejnë të ndiqen…

 

 

 

 

1- Kuptoni arsyet që iu shtyjnë ta keni mendjen te stomaku

Bëni zakon të shënoni në një ditar çdo gjë që hani përditë: Ushqimet që zgjidhni, sasinë, orën në të cilën preferoni shijen e ëmbël, ose sallatën. Kjo iu ndihmon të analizoni veprimet dhe të zbuloni domethënien. Përpiquni të kuptoni pse e keni pasur joshjen për të ngrënë një sasi ushqimi që nuk ishte i nevojshëm për organizmin tuaj. Mund t’iu ndihmojë që të mos e përsërisni gabimin.

2- Kërkoni një zgjidhje alternative

Pasi të ketë kaluar disa kohë, nëpërmjet ditarit ushqimor, me oraret e sasitë e gjërave që keni ngrënë do ta keni të lehtë të kuptoni shkaqet e nevojës për të ngrënë vazhdimisht. Mos jini të ashpër me veten, thjesht shmangni përsëritjen. Po si? Mendoni një strategji se si të mos vraponi drejt ushqimit në momente kritike. Kërkoni dhe gjeni një zgjidhje alternative. Për shembull: pikërisht në momentin kritik të urisë, angazhojeni veten me një punë që duhet bërë.

3- Dëgjojini emocionet tuaja

Humbja e kontrollit është një sinjal i trupit që bën fjalë për një boshllëk që duhet mbushur. Pra, keni nevojë për ushqim. Por para se ti përgjigjeni nevojës, spostoni vëmendjen drejt objekteve të dëshirave tuaja të tjera. Me çfarë emocioni mund ta zëvendësoni. Në fillim nuk do të jetë e lehtë për të identifikuar nevojat reale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top