Prindër, ndihmojeni fëmijën, të mos e humbë strukturën e parë psiqike që fiton, kur realizon aktin e daljes nga trupi i nënës dhe ardhjen në këtë botë. Njeriu kur është në trup të nënës, realisht e ka të pamundur daljen nga aty. Një mur i pathyeshëm e pengon atë, por për çudi, vjen një moment dhe fëmija bëhet më i fortë se muri, e çan atë dhe vjen në jetë, për t’u takuar me nënën dhe babain e për të jetuar jetën e tij. Tashmë është vërtetuar që lindjen e provokon fëmija.
Kjo eksperiencë e parë e ka habitur e mahnitur gjithmonë njeriun dhe shumë mendje të ndritura të së shkuarës dhe të së tanishmes, janë marrë e merren me këtë eksperiencë të parë. Ata kanë studjuar e studjojnë influencën e saj në psihë dhe si duhet vepruar që të mos harrohet. Si duhet vepruar që të bëhet aktive, sa herë që njeriu ndodhet në situata të vështira që i duken pa rrugëdalje. Është një potencial i madh energjie që gjëndet brënda nesh, në qenien tonë që me anë të mëndjes bëhet aktive.
Tregojani fëmijës këtë fuqi dhe veti të tijën për t’ja dalë në jetë, ashtu siç ja ka dalë që në çastin e parë të ardhjes apo siç mësoi të ecë apo të flasë. Të gjitha arritjet e njeriut e kanë zanafillën te kjo veti e mwndjes për të ardhur e për të qenë në jetë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.