Këshilla & Arsye

August 16, 2017 | 9:36

Treguesit e vetëbesimit të ulët te fëmijët

Mungesa e besimit në vetvete, te një fëmijë lidhet me një ngjarje, një situatë të veçantë ose një fazë të caktuar të jetës.

 1

– Fëmija shmang një detyrë, një konkurs apo një sfidë pa u përpjekur. Kjo sjellje mund të interpretohet si frikë e dështimit  dhe pafuqisë.

– Pas fillimit të një loje, një kursi të çdo lloji apo një detyre, e ndalon veprimtarinë. Kjo tregon një sjellje zhgënjyese të atyre që nuk janë të vetëdijshëm dhe nuk besojnë në burimet e tyre.

– Shfaq drojë të lartë.

– Ndryshon sjellja e tij dhe papritur bëhet një fëmijë i vështirë. Frikësohet, zemërohet dhe nuk bindet. Qëndrimet e tij janë një maskë e pafuqisë, paaftësisë dhe frustrimit.

– Gjithmonë nënvlerëson rëndësinë e një ngjarje, ose përdorin një lloj të racionalizimit, duke u përpjekur të fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre.

– Fëmija tregon zemërim në rastin e kritikave apo siklet në rast të komplimenteve.

– Tregon shqetësim në lidhje me mendimin që të tjerët kanë për të.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top