Dimri është i ftohtë, këtë e keni ndjerë besoj që nga dita e sotme. Herët në mëngjes temperaturat e ulëta e transmetonin këtë efekt direkt në lëkurë. Kështu kemi nevojë për ngrohtësinë e zjarrit apo diçkaje që veshur mbi lëkurë, na bëjmë ta ndjejmë atë. Përtej investimit në veshje, mundësisht prej stofi, përpiqemi t’i gëzohemi edhe ngjyrave të stinës, të cilat na e zhvendosin vëmendjen dhe na bëjnë të përqendrohemi te qetësia që ato falin.
Femrat e adhurojnë make-up-in. Por çfarë arrin t’i kombinojë të gjitha këto? E thjeshtë, e nxehta dhe e ëmbla trend prej çokollate!
Sytë, buzët, thonjtë: këtë vjeshtë-dimër çdo gjë sillet rreth nuancave gështenjë, që nga tonaliteti më i lehtë, ai nude, deri te çokollata e zezë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.