Lifestyle

September 21, 2016 | 13:00

Trend i vjeshtës/ Xhaketat ushtarake

Këtë sezon do ti veshim xhaketat kaki në madhësinë XXL. Të quajtura ndryshe “xhaketa ushtarake” ky është trendi më i përhapur këtë sezon vjeshte në Instagram.

E tëra filloi në vitet shtatëdhjetë. Nga poligonet kjo xhaketë u bë trend dhe e preferuara e yjeve të filmit dhe muzikës, si – Robert de Niro dhe John Lennon. Një prirje që u ndoq fillimisht nga burrat dhe u shfaq dhe në dollapet e femrave. Më pas pushtoi pasarelat e botës.

Xhaketa kaki, shfaqet moderne në koleksionet e fundit të Saint Laurent, Versace dhe Alexander Wang. Të fundit janë ato me pak dekor, zbukuruar me shirita shumëngjyrëshe, të shtypura në anën e pasme, aplikimet, etj.

Ata do të jenë të përkryera për mbrëmjet në shpërthim të erës së vjeshtës. Ashtu si xhaketa xhins – xhaketa kaki mund të kombinohet me pothuajse të gjitha pjesët e veshjeve. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje ti vishni ato për më shumë se një sezon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top