Ide dhe sugjerime për dekorimin e hapësirave të jashtme të shtëpisë, për të gëzuar më në fund ditët e ngrohta të pranverës
Shpërthim i pakontrollueshëm: është dëshira për të qëndruar jashtë mureve të shtëpisë, së fundi fryn një ajër ndryshe dhe të shijon ngrohtësia e ditëve të para të pranverës. Pas një dimri të gjatë, është e pamundur t’i rezistosh aromës së luleve dhe ngjyrave që na jep kjo stinë e bukur.
Orendi për tarracën ose për ballkonin e shtëpisë: na pëlqen shumë ideja për të qenë jashtë që edhe nëse përmasat janë minimale, nuk duam të heqim dorë nga shkëlqimi i luleve.
Kënaqësia e të bërit vetë: në qoftë se buxheti që ne kemi në dispozicion është shumë i vogël, në kufi zero, për të furnizuar tarracën ne mund të përdorim paletat e magazinave. Përdoren si tavolina ose si ndenjëse, ne mund t’i zbusim ato me zbukurime të thjeshta ose të modeluara dhe t’i lyejmë ashtu siç dëshirojmë. Nëse kjo gjë është hobi ynë, ne kemi gjetur se si të kalojmë pak kohë duke bërë punë që na mbush me kënaqësi.
Romance, pse jo? Një stil klasik për çdo mjedis, madje edhe për më moderne: karriget dhe tryezat me hekur të punuar. Të mbushur me lule, ato janë të përkryera për të pirë një kafe ose një pije pa marrë shumë hapësirë. Nëse pastaj lodheni nga ngjyrat, ato lënë hapësirë për t’i lyer sipas dëshirës tonë. Një zgjidhje ideale edhe për dizajnin më pak të varur mes nesh.
Vazhdimësi pa ndërprerje: në shtëpitë më moderne, nuk ka zgjidhje të vazhdueshmërisë brenda dhe jashtë. Këtu ambienti ku jetojnë bëhet një me tarracën, ku dritaret e mëdha ofrojnë perspektiva të pazakonta. Në këtë rast, mobiliet për pjesën e jashtme mund të jenë të njëjta me ato që kemi brenda shtëpisë: karriget në polipropilen ose në materiale të reja që përveç formave të mprehtë kanë dhe një kohëzgjatje shumë të gjatë.
Fjalëkalimi: pusho! nëse hapësira është e kufizuar, por nuk duam të heqim dorë vetëm për të pushuar disa minuta, vetëm, në relaksim total dhe pa mendime, ne përdorim varjen në lartësi. Në gjysmën e rrugës midis një ritmi të kujtesës së lashtë dhe një foleje të strehuar nga zhurma dhe shqetësimet, shporta e mbushur me jastëk do të jetë më e mira. Pushim të mbarë!
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.