Çdo vit, trendet e bukurisë ndryshojnë, ato nuk qëndrojnë me ne për më shumë se një sezon. Tani për trendet e vitit 2018 është koha që ato të ikin dhe t’ia lënë vendin atyre të 2019-s. Ja çfarë nuk do të jetë në modë në 2019-ën dhe që ishte një vit më parë:
Buzët me “fillera” apo mbushje
Ky trend ka dominuar në vitet e kaluara ndërsa fillerat e buzëve kanë qenë numër një sa i përket kirurgjisë kozmetike në botë, e kjo lloj ndërhyrje ka pësuar rritje nga viti në vit. Mirëpo ka ardhur tani koha për një dukje më natyrale dhe më të butë.
Vetullat e Instagramit
Këtë vit harrojini ato vetullat e përkryera, që s’do lëviznin një qime edhe sikur të kishit kaluar nëpër një tërmet! Këtë vit nuk është nevoja të kaloni orë të tëra duke i rregulluar dhe këtë na e vërtetoi Rihanna në fotografinë e saj për kopertinën e Vouge. Madje edhe na e futi pak frikën me ato vetulla, se menduam se do rikthehen vetullat e holla të viteve të 90ta!
Konturimi i fytyrës!
Mos e merrni gabim! Literalisht, konturimi i fytyrës është çelësi i një pamjeje më ‘slim’, të formësuar dhe të definuar. Sidoqoftë, viti 2019 është viti i “natyrales”. Kjo po që do ndodh këtë vit… kjo s’do të thotë se duhet ta hidhni në plehra bronzerin tuaj, por përdoreni më pak, pasi nuk ia keni nevojën aq shumë.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.