Ditët e fundit dielli ka shkëlqyer dhe siç zakonisht ndodh në Tiranë, pas festimit të Ditës së Verës, mund të heqim palltot dhe xhupat e trashë pasi dimri ka “ikur”. Por cilat janë trendet që do të mbizotërojnë në fushën e modës për këtë pranverë të 2019?
Glamour ka shkruar rreth veshjeve që “duhet” të keni në gardërobë këtë sezon, pavarësisht nëse jeni shumë e dhënë pas modës ose jo:
- Kapelat në përmasa shumë të mëdha.
Nëse në verën e kaluar të gjithë shihnin ushqim në Instagram, këtë pranverë trendi janë kapelat e Jacquemus La Bomba. Megjithatë ka shumë marka të tjera që e konkurrojnë duke prodhuar linjat e tyre të kapelave shumë të mëdha.
- Pantallonat e shkurtra klasike.
Pantallonat e shkurtra pas trupit (si Kim Kardashian apo Kylie Jenner) që dukeshin si për çiklistët, morën gjithë vëmendjen vitin e kaluar, por “falë Zotit”, pantallonat e shkurtra këtë verë do të duken më të lirshme. Ato do të jenë në gjatësinë e gjurit ose të shkurtra, të qepura të lirshme. Fundet mund të bëjnë disa muaj pushim pasi këtë pranverë ne do të vishemi si çunat.
- Palat e vogla.
Duke pasur një trend të suksesshëm vitin e kaluar, palat janë rikthyer edhe këtë vit, por këtë herë më të ndërlikuara. Ato janë shumë më të vogla se një vit më parë, dhe sigurojnë një përdorim maksimal pasi ato jo vetëm që gjenerojnë lëvizje të mëdha të trupit por edhe një siluetë të lirshme.
- Rrobat shumëngjyrëshe (rrobat lara-lara).
Ne të gjithë u befasuam kur u përsërit moda e viteve ’60 për ngjyrat, mirëpo duket se kjo modë është rikthyer fuqishëm këtë vit.
- Sandalet e sheshta.
Ndërsa modelet e Halpern, Ashish dhe David Koma stiluan me taka të larta. Valentino dhe Simone Rocha zgjodhën këpucët më të sheshta. Dhe duket se kjo do të jetë moda e kësaj pranvere sa ju përket pjesës së këpucëve.
- Veshjet që mbrojnë nga depërtimi i ujit.
Nëse moti i paparashikueshëm i vitit të kaluar na mësoi diçka, ishte që gjithnjë duhet të jemi të përgatitur. Pra duke u siguruar që ju keni veshur bikini, keni vënë syze dielli apo keni veshur çizme verore, këto veshje do t’ju ndihmojnë shumë.
- Veshjet me thekë.
Fiksimi i vjeshtës së kaluar me çizmet kauboj, ishte thuajse i pashmangshëm që do të kishte një tjetër prirje të tillë, të frymëzuar nga Perëndimi për këtë sezon. Thekët do të jenë në çdo gjë, nga xhaketat deri tek fundet, dhe ku i dihet, ndoshta del edhe ndonjë mënyrë e prerjes së flokëve që të përshtatet me këtë veshje.
- Ngjyrat neon.
Duke lënë pas ngjyrat e errëta, këto ngjyra të forta ose pastel do të mbizotërojnë këtë pranverë.
- Supet e ngritura.
Veshjet me supe të ngritura nuk janë gjë e re, por sezoni i ardhshëm do të jetë plot me veshje të tilla. Xhaketat por dhe bluzat do të kenë këtë formë gjatë pranverës së 2019.
- Teminat, xixat.
Në këtë periudhë ato do të jenë shumë të përhapura.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.