Lifestyle

August 15, 2019 | 8:40

Trendet që nuk do të dalin kurrë nga moda…

Nuk është keq të ndiqni trendet, por kur ato ndryshojnë shumë shpejt mund të përfundoni me një grumbull rrobash ose produkte kozmetike që nuk përdoren më. Në mënyrë që të mos harxhoni paratë tuaja dhe të qëndroni elegante në të njëjtën kohë, është mirë të investoni në pamje pa ndjekur modën. Këto trende janë testuar nga vetë koha dhe gjithmonë do të jenë në modë, pavarësisht sa gjëra ndryshojnë.

  1. Grimi natyral

Bukuria natyrale gjithmonë do të kërkohet. Ideja që qëndron pas kësaj pamje është që ju të dukeni të freskëta. Sekreti është i lehtë: edhe nëse vendosni të lyheni me buzëkuq të kuq, sytë tuaj duhet të jenë pothuajse të palyer. Përdorni një ngjyrë të syve që është pothuajse e njëjtë me tonin e lëkurës tuaj dhe vetëm pak  bojë për vetulla. Me një laps mbush njollat e zbrazëta në vetulla dhe jeni gati.

  1. Syri me hije

Një nga pamjet më klasike të grimit është syri me hije të zezë. Mund të ri-interpretohet pa pushim duke përdorur ngjyra dhe teknika të ndryshme, por gjithmonë do të jetë perfekt për çdo rast të veçantë. Zgjidhni një ngjyrë të syve sipas shijes tuaj, shtoni shkëlqim dhe çdo theks që ju dëshironi, kombinojeni atë me buzëkuqin tuaj të preferuar dhe pamja juaj është gati.

  1. Buzë klasike të kuqe

Përgjatë dekadave, buzët e kuqe klasike pëlqeheshin nga adhuruesit e modës në të gjithë botën. Ato u bënë të njohur nga Marilyn Monroe dhe buzët e kuqe kanë qëndruar në modë që nga ajo kohë. Gjëja më e rëndësishme për të kujtuar kur vendosni buzëkuq të kuq është që ta zgjidhni atë sipas tonit të lëkurës tuaj. Në këtë mënyrë do të dukeni të mrekullueshme dhe jo si një klloun.

  1. Peneli si mace

Një vështrim tjetër klasik që ka mbetur nga epoka e artë e Hollivudit është peneli me bisht që i tregon sytë si mace. Ju mund të eksperimentoni dhe të përdorni një ngjyrë të zezë mat dhe të krijoni vijëzimin duke përdorur shkëlqim. Forma të ndryshme të syve do të kenë pamje të ndryshme me penel, kështu që është më mirë të zgjidhni vijëzimin e përsosur dhe gjatësinë sipas syve tuaj.

  1. Vijëzimi i bardhë brenda syrit.

Lapsi i bardhë brenda syri thekson pjesën e brendshme të syve tuaj dhe i bën ata të duken më të mëdhenj dhe më të hapur.

  1. Qerpikët e gjatë

Qerpikët fallco kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, sepse gratë gjithmonë përpiqen t’i bëjnë sytë e tyre më të dukshëm dhe qerpikët nuk kërkojnë patjetër që fytyra të jetë me make up.

  1. Vetullat e trasha

Në një botë gjithnjë e në modë, vetullat nuk mund të lihen pa u vënë re. Ato kanë pësuar kaq shumë ndryshime: nga linjat super të trasha deri tek një pamje më e natyrshme. Megjithëse, ky trend ka qenë i dashur dhe i pandryshuar për vite me radhë.

  1. Baluket

Të eksperimentosh me flokët do të thotë të kesh provuar të paktën njëherë baluket në jetën tënde. Baluket kanë qenë gjithmonë në modë dhe gratë e të gjitha klasave të ndryshme e kanë provuar këtë pamje. Dhe nuk është për t’u habitur, sepse baluket mund t’ju japin një pamje të pafajshme dhe seksi në vetëm disa minuta.

  1. Këpucët e zeza me majë

Këpucët vijnë në të gjitha stilet, ngjyrat dhe format e ndryshme, dhe ndonjëherë është kaq e vështirë të zgjidhni diçka nga e gjithë kjo shumëllojshmëri! Vogue vjen dhe shkon, por klasikët do të qëndrojnë gjithmonë – këpucët e zeza me majë janë një shembull i shkëlqyeshëm i diçkaje pa kohë. Këto këpucë elegante, me modelin e tyre modest, do të përputhen me çdo veshje dhe çdo ngjyrë që ju vishni.

  1. Xhinset

Nuk ka një njeri sot që s’ka të paktën një palë xhinse në gardërobë dhe pavarësisht stilit që ndryshon me trendet, xhinset janë të përshtatshme për çdo rast.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top