Falë nuhatjes, një prej pesë shqisave më të fuqishme, ne mund t’i kujtojmë momentet e lumtura përgjithmonë. Një nga meritat e nostalgjisë është që kujtimet bëhen gjithnjë e më të bukura se realiteti.
Kur një moment rrëshqet në planin e së kaluarës, konturet e saj bëhen gjithnjë e më të mjegullta kur ngrihet fuqia pozitive emocionale: kujtimet e bukura bëhen gjeneratorë të çmuar të mirëqenies. Për t’i thirrur mjafton shumë pak: një foto e caktuar, por edhe një këmishë e vjetër e gjetur në fund të veshjeve ose, më mirë akoma, një parfum.
Memoria e nuhatjes ngjall kujtime të sakta dhe vepron në një nivel të pandërgjegjshëm, duke shkaktuar emocione dhe disponim në një mënyrë më intensive sesa çdo kuptim tjetër: sipas një studimi të Universitetit Rockefeller në Nju Jork, ne kujtojmë 35% të asaj që ne nuhasim, 5 % të asaj që shohim, 2% të asaj që dëgjojmë dhe 1% të asaj që prekim. Për më tepër aromat, mund të kujtohen përgjithmonë.
Nuk është për t’u habitur që tendenca më e fundit në aroma është të sjellësh në shtëpi, aromën e kujtimeve tuaja më të mira përmes aromave të vendeve të lidhura me momente të lumtura. Me këtë filozofi lindi aroma Replica nga Maison Margiela.
Koleksioni përfshin 12 aroma unisex, secila e shënuar nga origjina dhe periudha dhe e dizajnuar për të ndezur një kujtesë specifike të lumturisë së përbashkët.
Burimi / www.glamour.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.