Mirëqenie

December 25, 2018 | 8:42

Tri bimët që janë ilaçi ideal për kurimin e sëmundjeve të veshkave

Kur është fjala për bimët, tre barishtet më të mira për pastrimin e veshkave janë hithra, rrodhja dhe majdanozi, të cilat janë më të mira se ilaçet farmaceutike për këtë organ.

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut. Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm. Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe veshkat kanë nevojë për pastrim në mënyrë që të largohen të gjitha toksinat e dëmshme për trupin.

Ekspertët e gazetës “Super Shëndeti” kanë përgatitur një plan detoksifikimi korrekt, që edhe shërojnë veshkat:

 

Këtu janë bimët dhe ushqimet që mund të të pastrojnë veshkat:

  1. HITHRA

Hithrat janë vërtet të pasura në vitaminë C dhe kjo barishte është vërtetuar se ndihmon në fillimin e filtrimit të lëngjeve shtesë, përmes veshkave. Është përdorur për shekuj si ilaç i veshkave dhe barishte shëruese. Kështu që ju duhet të filloni të përdorni hithër. Ne rekomandojmë që ta merrni atë si një çaj dhe pini tre gota çaj hithrash në ditë.

  1. RRËNJËT E RRODHES

Gjithashtu, një çaj tjetër që mund të përzihet është çaji i rrënjëve të rrodhes. Diuretikët stimulojnë veshkat dhe ndihmojnë trupin të heqë qafe lëngun e tepërt, kryesisht ujin dhe natriumin. Rrënja e rrodhes është një diuretik natyror, kështu që përmes konsumit të saj, ju mund ta ndihmoni natyrshëm dhe lehtësisht trupin tuaj për të eliminuar ujin e tepërt, duke rritur prodhimin e urinës.

Duke rritur shkallën e urinimit, rrënja e rrodhes mund të ndihmojë për të hequr mbeturinat nga gjaku dhe trupi. Nëse keni probleme me mbajtjen e lëngjeve, duhet të pyesni mjekun tuaj për të provuar rrënjën e rrodhes para përdorimit të produkteve me recetë.

  1. MAJDANOZI

Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi. Majdanozi është një ndër erëzat më të çmuara përsa i përket vlerave ushqyese që përmban. Është i pasur me vitaminë A, të gjitha vitaminat e grupit B si (B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9), vitaminë K, acid folik, postas, kalcium, zink, hekur dhe magnez.

Majdanozi është i pasur me flavonoide, ku ndër më kryesorët përmendim miricetinën. Kjo e fundit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e sheqerit në gjak, i cili është përgjegjës kryesor për shfaqjen e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vetitë anti-inflamatore të majdanozit përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe pengojnë inflamacionin dhe oksidimin e arterieve.

Lani në ujë të bollshëm 500 gr majdanoz. Pasi të ketë kulluar, fshijeni me letër kuzhine dhe priteni në madhësi të çfarëdoshme. Vendosni në zjarr 1.5 litra ujë dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Ulni temperaturën e vlimit dhe shtoni nga pak majdanozin. Lëreni të ziejë për 30-40 minuta. Më pas, hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet. Kullojeni me kujdes dhe përbërjen hidheni në një shishe qelqi që duhet të rrijë gjithmonë në frigorifer. Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re kripërat e tepërta dhe toksinat do të dalin nga trupi juaj me anë të urinës. Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi dhe ka veti dobësuese.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top