Këshilla & Arsye

January 27, 2018 | 9:07

Tri hapa për të jetuar në harmoni

Sekreti i vetëm i të jetuarit në harmoni nuk është të bësh atë që dëshiron, por të dëshirosh atë që bën. Më poshtë po ju japim disa këshilla të vyera për t’i jetuar më me harmoni ditët e ngarkuara me punë dhe stres…

1. Hapjani zemrën të tjerëve

Nuk duhet të jeni asnjëherë shumë e zënë për të buzëqeshur. Mos prisni që t’ju buzëqeshin të tjerët të parët. Tregojuni atyre se si buzëqeshet. Mos jini gjithë kohën me “antenat” ngritur. Kur i drejtoheni dikujt për të folur, bëjeni me zemër. Mos kini frikë se mund t’u tregoni të tjerëve dobësitë tuaja. Afrohuni me delikatesë, besim dhe e çlirët. Njerëzit që ju rrethojnë, janë pasuria më e madhe që keni.

 

2. Vlerësoni gjithçka që keni

Për të qenë e lumtur, duhet të mësoni të vlerësoni gjithçka të bukur në jetën tuaj. Nuk ka rëndësi se sa të parëndësishme mund t’ju duken. Ka shumë gjëra të jashtëzakonshme në ekzistencën tuaj, por shpesh nuk jeni e vetëdijshme. Jeta është një mrekulli! Mësoni të jeni mirënjohëse për gjithçka ju ka dhuruar jeta: miqtë, familjen dhe shëndetin. Falënderojeni jetën për gjithçka që ju jep çdo ditë.

 

3. Shijoni çastin

Shijojeni jetën në çdo çast. Çfarëdolloj gjëje që jeni duke bërë, pavarësisht rrethanave të caktuara, jini e pranishme, jetoni çdo moment dhe vlerësojeni. Lexoni, shkruani, flisni me një mik apo koleg, hani, shëtisni, përqafoni atë që doni, lani enët: këto momente zënë pjesën më të madhe të ditëve tuaja dhe e gjitha kjo mund t’ju duket e mrekullueshme nëse dini të jetoni. Vlerësojeni dhe shikojeni jetën me sy mirënjohës. Aty ku ka vetëdije, ka dhe lumturi!

Përgatiti: Manjola EREQI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top