Këshilla & Arsye

December 15, 2018 | 11:44

Tri hobi që ju bëjnë më të zgjuar

Sigurisht që leximi i librave enciklopedikë dhe shikimi i dokumentareve do t’ju bëjë më të mençur – por këto aktivitete nuk janë shumë të kënaqshme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, fatmirësisht ka shumë hobi tjera të cilat mund t’ju zgjerojnë aftësitë kognitive dhe njëkohësisht të kënaqeni.

Ja tri hobi që nga ekspertët vlerësohen si mënyra shumë të mira për të zgjeruar kapacitetin intelektual.

Ushtrimet e rregullta fizike

Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë të mira për ne, por a e keni ditur se ushtrimet e rregullta fizike na bëjnë më të mençur? Ushtrimet fizike përmirësojnë memorien e njohjes së objekteve, memorien afatgjatë, etj.

Video-lojërat

Video-lojërat mund të kenë reputacion të keq, por nuk janë aq të këqija sa mendohet për to – disa prej tyre vërtet jua stërvitin trurin. Video-lojërat zhvillojnë memorien punuese – sistem i cili është përgjegjës për mbajtjen dhe përpunimin e informacioneve të reja. Gjithashtu, këto lojëra përmirësojnë inteligjencën hapësinore, planifikimin strategjik dhe performancën motorike.

Leximi

Leximi i përditshëm shkakton rritje të dukshme të lidhjes dhe komunikimit të trupit, përmirëson kujtesën dhe sjell shumë përfitime të tjera të shëndetshme për mendjen tonë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top