1.Pyesni veten
Reflektoni: a është me të vërtetë e rëndësishme për të tjerët që unë t’u përshtatem atyre? U intereson atyre kjo gjë? Më intereson mua? Është e vërtetë që, nëse nuk do të përputhem me grupin do të më refuzojnë? Apo, përkundrazi, nëse nuk i miratoj tërësisht mund ta forcoj rolin tim dhe identitetin në grup? A është e vërtetë që nuk jam në lartësinë e normave të grupit?
A ia vlen të bëj pjesë në të? A kam arsye të ndihem inferior? A mundet që edhe të tjerët të provojnë të njëjtën ndjenjë? Shkruani përgjigjet në një bllok shënimesh: do t’iu ndihmojnë të qartësoheni.
2.Shikojini prindërit me sy tjetër
Shpesh biem në gabim, duke e pare nënën dhe babanë si dy qenie në shërbimin tonë. Shikojini me sy tjetër: një grua dhe një burrë me vlera dhe dobësi, me një mënyrë të tyren të të menduarit. Ndoshta janë ndryshe nga ju nga karakteri dhe formimi, në rrugën e edukimit kanë bërë edhe gabime, por dashuria që ushqejnë për ju është jashtë diskutimit. Pse ju vjen turp për dikë që iu do shumë?
3.Riparoni sikletin
Merrni në konsideratë anët pozitive të turpit. Do t’iu ndihmojë për të marrë distancën e duhur, fizike dhe psikike, në marrëdhënie. Një farë sikleti, në të vërtetë rregullon hapësirën private dhe vepron si sinjal alarmi, kur tjetri paralajmëron “ndërhyrje”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.