Këshilla & Arsye

May 1, 2019 | 8:18

Tri mënyra si të mos bëheni asnjëherë vonë për punë

A jeni vonë për punë? Nëse vazhdimisht jeni vonë për punë, atëherë ka shumë mënyra për ta thyer këtë shprehi dhe për të shkuar në punë në kohë.

Ndaloni së menduari vetëm skenarët më të mirë të mundshëm

Nëse zakonisht merr kohë 20-30 minuta për të shkuar në punë, atëherë gjithmonë duhet të niseni të paktën 30 minuta më herët për të shkuar në punë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk do të vonoheni, por do të shkoni më herët dhe ky do të jetë një plus i madh kur të kërkoni rritje rroge.

Ndaloni së shqetësuari se jeni duke shkuar “shumë herët”

Disa njerëz që shkojnë 15 minuta më herët në punë mendojnë se kanë bërë gabim të madh. Por, përpos fakteve të lartpërmendura, duhet të kini parasysh se 15 minuta më herët mund t’i shfrytëzoni si minuta ekstra për t’u organizuar më mirë dhe në këtë mënyrë dita juaj do të shkojë më mirë.

Ndaloni së kryeri “vetëm edhe një gjë” para se ta lini shtëpinë

Janë disa gjëra që patjetër duhet t’i bëni, si p.sh. dërgimi i fëmijëve në shkollë. Por, nuk është e nevojshme të mbushni lavatriçen. Prandaj, mos e ngarkoni shumë veten në mëngjes me gjëra që nuk kanë edhe aq shumë rëndësi sa të shkuarit në kohë në punë.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top