Mirëqenie

February 5, 2019 | 8:30

Tri përbërësit që zhbllokojnë arteriet dhe ulin kolesterolin

Arteriet përcjellin gjakun dhe oksigjenin në pjesë të ndryshme të trupit, nga koka deri te këmbët. Arteriet duhet të jenë të shëndetshme në mënyrë që të transportohet gjaku dhe oksigjeni në të gjithë trupin. Megjithatë, te shumë persona arteriet bllokohen. Në fakt, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, çdo 40 sekonda, dikush në Shtetet e Bashkuara pëson atak në zemër, që mund të jetë për shkak të arterieve të bllokuara.

Bllokimi i arterieve ndodh si pasojë e formimit të pllakës bakteriale në veshjen e brendshme të arterieve, që bllokojnë rrjedhjen e gjakut, duke ulur furnizimin me gjak dhe oksigjen në trup. Si pasojë, disa organe nuk mund të funksionojnë normalisht.

Kolesteroli i mirë (HDL) ndihmon në kontrollin e niveleve të kolesterolit të keq (LDL), dhe është e rëndësishme të jeni në gjendje t’i mbani këto nivele të balancuara. Në fakt, nivelet e larta të kolesterolit të keq njihen si vrasësi i heshtur, sepse shpeshherë nuk del në pah derisa të jetë tepër vonë.

Sipas një studimi të kryer ka rezultuar se nivelet e LDL, edhe pse të ulëta, kanë një ndikim të qëndrueshëm në shëndetin e zemrës. Ka mjete të thjeshta, natyrale dhe të shëndetshme që mund të ndihmojnë, duke përfshirë tre përbërës: hudhër, shafran dhe tërshërë.

Hudhra ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit LDL në gjak. Kjo parandalon bllokimin e arterieve, parandalon mpiksjen e gjakut dhe zvogëlon presionin e gjakut. Mjafton të merrni 2-4 thelpinj hudhër të papërpunuar në ditë. Nëse hudhra e papërpunuar është shumë e vështirë për t’u ngrënë, mund të përfshini 5-7 thelpinj në gatimet e përditshme. Mund ta shtoni atë në salcë ose në sallatë. Hudhra gjithashtu mund të gjendet në formë tabletash dhe kapsule, si dhe në një ekstrakt ose pluhur.

Shafrani është një erz që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL, pastrimin e arterieve dhe mbrojtjen e zemrës. Kurkumi, një përbërës që ndodhet në shafran ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, që parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe zhvillimin e trombociteve. Gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër ose goditjeve në tru.

Një mënyrë për të marrë shafranin është: hidhni 1 lugë çaji pluhur dhe pak mjaltë brenda një gote me qumësht të ngrohtë. Pini 1-2 herë në ditë. Shafrani  i Indisë mund të përfshihet edhe në gatimin tuaj, ndoshta në një salcë ose supë.

Tërshëra është një ushqim i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme. Është rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Zemrës që përdorimi i fibrave dietike për të rriturit duhet të jetë 25 deri në 30 gramë në ditë nga burime ushqimore, jo si suplement. Kjo është arsyeja pse tërshëra është një opsion fantastik.

Fibrat e tretshme ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL në gjak. Për të marrë përfitimet më të mira nga bollguri, hani 1-2 tasa me tërshërë çdo ditë. Ju gjithashtu mund të shtoni fruta të freskëta, arra dhe madje edhe mjaltë për të rritur shijen në një mënyrë më të shëndetshme.

Këshilla të tjera për uljen e rrezikut për arteriet e bllokuara dhe nivelet e larta të kolesterolit:

  • Shmangni pirjen e duhanit
  • Shmangni pirjen e alkoolit
  • Ruaj një peshë të shëndetshme
  • Qëndroni larg stresit / ankthit të keq
  • Bëni rregullisht joga dhe meditim
  • Qeshni shumë
  • Bëni analiza të rregullta gjaku

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top